Aktivitetet



E premte, 27 nëntori 2009

U SHPALL PËRBËRJA E KOMISIONIT TË RI EVROPIAN

Kryetari i Komisionit Evropian, z. Zhoze Manuel Baroso, në pres-konferencën në Bruksel, e shpalli ekipin e tij të ri, i cili do të duhet të fillojë me punë në fillim të vitit të ardhshëm, pasi të verifikohet nga Parlamenti Evropian. Komisar i ri për zgjerim do të jetë z. Shtefan Fule nga Çekia, i cili do të trashëgojë z. Oli Renin.

"Jam i kënaqur që mund ta prezantojë Komisionin e ri. Dua t’i falënderoj vendeve-anëtare për nominimet e tyre të shkëlqyeshme. E përshëndes kthimin e trembëdhjetë anëtarëve të vjetër të Komisionit dhe mendoj se arritëm një mikst të mirë të aftësisë, përvojës dhe gjinisë", deklaroi z. Baroso.

 

 

Komisionin e ri Evropian e përbëjnë:

  • Johanes Han (Austri)-politikë rajonale;
  • Karel de Guht (Belgjikë)-tregti;
  • Rumjana Zheleva (Bullgari)-bashkëpunim ndërkombëtar, ndihmë humanitare dhe veprim gjatë krizave;
  • Ketrin Eshton (Britani e Madhe)-përfaqësuese e lartë e Politikës së Jashtme dhe zëvendëskryetare e Eurokomisionit;
  • Gunter Jotinger (Gjermani)-energjikë;
  • Marija Damanaku (Greqi)-lundërtari dhe peshkatari;
  • Koni Hedegard (Danimarkë)-klimë;
  • Sim Kallas (Estoni)-transport, zëvendëskryetar i Komisionit;
  • Меri Xhоhegан Кuin (Irlandë)- hulumtim dhe inovacione;
  • Hoakin Almunija (Spanjë)-konkurrencë;
  • Antonio Tajani (Itali)-industri, zëvendëskryetar i Komisionit;
  • Andrula Vasiliu (Qipro)-arsim, kulturë, shumëgjuhësi;
  • Andris Piebalis (Letoni)-zhvillim;
  • Aligirdas Shemeta (Lituani)-unioni tatimor dhe doganor, revizion dhe luftë kundër mashtrimit;
  • Vivian Reding (Luksemburg)- jurisprudencë dhe të drejta themelore;
  • Xho Dali (Malta)- shëndetësi dhe mbrojtje të shfrytëzuesve;
  • Janush Levandovski (Poloni)-buxhet dhe financa;
  • Zhoze Manuel Baroso (Portugali) – kryetar i Eurokomisionit;
  • Daçian Çolosh (Rumani)-bujqësi;
  • Marosh Shefçoviç (Sllovaki)-zëvendëskryetar i KE për marrëdhënie ndërinstitucionale dhe administratë;
  • Janez Potoçnik (Slloveni)-ekologji;
  • Laslo Andor (Hungari)-politikë sociale dhe të punës;
  • Oli Ren (Finlandë) –ekonomi dhe politikë të jashtme;
  • Mishel Barnie (Francë)-treg i brendshëm;
  • Neli Krus (Holandë)- digjitalizim;
  • Shtefan Fule (Çeki)-zgjerimi i politikës së fqinjësisë së mirë;  
  • Sesilija Malmstron (Suedi)- Punë të Brendshme.
Click