Aktivitetet



E martë, 24 nëntor 2009, Komisioni për bujqësi, pylltari dhe ekonominë e ujërave

U SHQYRTUA PROPOZIM-BUXHETI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË PËR VITIN 2010

Komisioni për bujqësi, pylltari dhe ekonominë e ujërave, në Mbledhjen e njëzet të mbajtur më 23 nëntor 2009, si trup punues i interesuar, shqyrtoi Propozim-buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2010.

Në mbledhje në veti të përfaqësuesve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë morën pjesë z. Nedim Ramizi, zëvendësministër i Financave dhe Perica Ivanovski, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Përfaqësuesi i Qeverisë z. Perica Ivanovski, duke arsyetuar Propozim-buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2010, theksoi se i njëjti është i projektuar në pajtim me nevojat për realizimin e programeve dhe projekteve të ardhshme në këtë sferë.

Ai bëri me dije se Propozim-buxheti i Republikës së Maqedonisë për 2010 në sferën e bujqësisë është zhvillues dhe është me qëllim që të arrihen standardet në sferën e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave të Republikës së Maqedonisë me standardet e Unionit Evropian.

Zëvendësministri i Financave, z.Nedim Ramizi duke e arsyetuar Propozim-buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2010, posaçërisht i komentoi mjetet e parapara me Buxhetin në fusha dedikuar për rritjen e prodhimtarisë në Republikën e Maqedonisë.

Ai posaçërisht i potencoi përcaktimet e Qeverisë që të ndahen mjete për stimulimin e prodhimtarisë bujqësore me qëllim që t'i kënaqë nevojat e Republikës së Maqedonisë.

Në diskutim për Propozim-buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2010, morën pjesë Nikolla Qurkçiev, Pançe Damevski, Vasko Shutarov, Jovan Ginev, Mile Andonov, Marjanço Nikolov dhe Cvetan Tripunovski.

Komisioni mbështeti miratimin e Propozim-buxhetit për vitin 2010.

Click