Aktivitetet



E premte, 15 maj 2009, Komisioni për vetadministrim lokal

U SHQYRTUA PROPOZIM-LIGJI PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMUNAL

Komisioni për vetadministrim lokal në mbledhjen e parë si trup amë punues e shqyrtoi Propozim-ligjin për bashkëpunim ndërkomunal. Ky Propozim-ligj ka për bazë Ligjin e vetëqeverisjes lokale, ku është paraparë mundësi për bashkëpunim ndërkomunal mes njësive të vetëqeverisjes lokale, të cilat njëkohësisht e përkrahin nevojën për miratimin e tij.

Me këtë do të sigurohet zbatim më efikas i shërbimeve nga ana e komunave dhe zhvillim i bashkëpunimit ndërkomunal me qëllim të kryerjes më ekonomike të kompetencave nga ana e komunave.

Gjithashtu, qëllimi i miratimit të këtij Ligji është edhe rregullimi më preciz i procedurës për vendosjen e bashkëpunimit ndërkomunal, si dhe sigurimi i një baze më të fortë juridike në bazë të së cilës komunat do të mund të realizojnë bashkëpunim të qëndrueshëm në kryerjen e kompetencave të tyre.

Komisioni e përkrahu Propozim-ligjin, veçanërisht pasi që i njëjti është në pajtim me Programin kombëtar për harmonizimin e legjislacionit të Republikës së Maqedonisë dhe Kartës Europiane për vetadministrim lokal të nënshkruar nga ana e Republikës së Maqedonisë dhe jep kornizë juridike, mundësi dhe drejtime për bashkëpunim vullnetar dhe të pavarur të komunave.

Me Programin kombëtar për harmonizimin e legjislacionit të Republikës së Maqedonisë me legjislacionin e Bashkimit Europian, është paraparë miratimi i këtij Ligji më së voni deri në fund të majit të këtij viti.

Komisioni me 7 vota “pro”, 2 “kundër” dhe 1 “i përmbajtur” konkludoi që Propozim-ligji për bashkëpunim ndërkomunal është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtejshëm.

Click