Aktivitetet



E mërkurë, 2 shtator 2009, Komisioni për mbrojtje dhe siguri

U shqyrtua Propozim-ligji për Bazën e të dhënave nacionale kriminalistike-zbuluese

Komisioni për mbrojtje dhe siguri i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e pesëmbëdhjetë, si trup punues amë në leximin e parë e shqyrtoi Propozim-ligjin për bazën e të dhënave nacionale  kriminalistike-zbuluese (leximi i parë).

Në mbledhje, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, mori pjesë Xhevat Buçi, zëvendësministër i Punëve të Brendshme.

Përfaqësuesi i Qeverisë theksoi se  përpjekja themelore gjatë përgatitjes së ligjit të propozuar është krijimi i bazave juridike të një sistemi të ri të përpunimit dhe dhënia në shfrytëzim i të dhënave ndërmjet organeve kompetente të pushtetit qendror në Republikën e Maqedonisë në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe aktiviteteve tjera kriminale. Në këtë kontekst, krijimi dhe implementimi i bazës së të dhënave nacionale kriminalistike-zbuluese e arsyeton nevojën në shkallën e lartë të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe koordinimit në funksion të parandalimit dhe zbulimit të veprave penale.

Për Propozim-ligjin debatuan debutetët Goran Minçev, Cvetko Grozdanovski, Jani Makraduli, Jovan Ginev, Mende Dinevski, Goran Sugarevski dhe Goran Misovski.

Komisioni, në fund, në bazë të votimit, me 8 vota “pro” dhe 4 “kundër”, vlerësoi se Propozim-ligji për bazën e të dhënave nacionale kriminalistike-zbuluese është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtejmë. 

Click