Aktivitetet



E premte, 10 prill 2009, Komisioni për punë dhe politikë sociale

U SHQYRTUA PROPOZIM-LIGJI PËR MBROJTJE SOCIALE

Në Mbledhjen e gjashtëmbëdhjetë të Komisionit për punë dhe politikë sociale u shqyrtuar Propozim-ligji për mbrojtje sociale – Leximi i parë. Me këtë ligj vendoset sistemi i mbrojtjes sociale të qytetarëve dhe mundësohet funksionimi i tyre, sigurimi i kushteve dhe masave për kryerjen të veprimtarisë sociale-mbrojtëse dhe zhvillimi i formave për vetëndihmë. Si formë e re e mbrojtjes jashtinstitucionale parashihet vendosja në një shtëpi të vogël grupore dhe jetesë të pavarur me përkrahje.

 U jepet bazë juridike shoqatave të qytetarëve dhe personave fizikë që të mund të kryejnë punë nga lëmi i mbrojtjes sociale, të përcaktuar me këtë ligj.

Si risi rregullohet mundësia që bashkësitë fetare dhe grupet religjioze që janë të regjistruara në Republikën e Maqedonisë, të mund kohë pas kohe t’u ndihmojë personave që kanë nevojë për lloje të veçanta të ndihmës sociale. Me këtë mundësohen dhe rregullohen, për herë të parë, disa lloje dhe forma të reja të veçanta të kujdesit social dhe sigurimi i ndihmës qytetarëve të cilët janë në gjendje të ekspozimit më të madh të rrezikut social.

Në bazë të debatit, Komisioni për punë dhe politikë sociale njëzëri konstatoi se Propozim-ligji për mbrojtje sociale është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtejmë.

Click