Aktivitetet



E mërkurë, 27 maj 2009

U SHQYRTUA PROPOZIM-LIGJI PËR NDRYSHIM DHE PLOTËSIM TË LIGJIT PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE

Komisioni për Çështje Europiane e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve (leximi i parë). Në mbledhje u potencua që me miratimin e Ligjit, një kategori e lëndueshme siç janë fëmijët, do të jetë e mbrojtur me ligj, për çka janë siguruar edhe mjete në Buxhetin republikan.

U shpreh kënaqësi për zgjidhjet e propozuara në Ligj, para së gjithash për shkak të inkorporimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, me të cilin sigurohet e drejta e barabartë për shtesë prindërore në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë, pa dallim të përkatësisë etnike, çka nuk ishte rasti me zgjidhjet e mëparshme në Ligj.

Komisioni konkludoi njëzëri që Ligji për ndryshim dhe plotësim të ligjit për mbrojtjen e fëmijëve është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtejshëm në aspekt të harmonizimit të tij me të drejtën e BE-së.

Click