Aktivitetet



E mërkurë, 10 qershor 2009, Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport

U SHQYRTUA PROPOZIM-LIGJI PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT PËR ARSIM TË LARTË

Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e mbajtur më 9 qershor 2009, e shqyrtoi në lexim të dytë Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim të lartë.

Në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk u paraqitën amendamente nga propozues të autorizuar.

Komisioni me shumicë të votave i propozon Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të miratojë Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim të lartë.

Click