Aktivitetet



E hënë, 26 tetor 2009, Komisioni për Çështje Evropiane

U SHQYRTUA PROPOZIM-LIGJI PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT PËR AZIL DHE MBROJTJE TË PËRKOHSHME

Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e mbajtur më 21 tetor 2009, në lexim të parë e shqyrtoi propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për azil dhe mbrojtje të përkohshme.

Në mbledhjen e Komisionit në cilësinë e përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë mori pjesë- z. Xhevat Buçi, zëvendës-ministër për Punë të Brendshme i cili e arsyetoi nevojën e miratimit të Ligjit, në aspektin   harmonizimit të tij me të drejtën  e Unionit Evropian.

Zëvendës-ministri, theksoi se numri i refugjatëve, që qëndrojnë në territorin e Republikës së Maqedonisë është i pakonsidureshëm dhe se me këto ndryshime dhe plotësime  kualitative të tekstit ligjor do të zgjidhen problemet nga kjo sferë.

Në debat morën pjesë deputetët: Stanka Anastasova, Hristina Runçeva, Kenan Hasipi dhe Petar Pop-Arsov.

Komisioni njëzëri i propozon Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, se Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për azil dhe mbrojtje të përkohshme, është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtejmë në aspektin e harmonizimit të tij me të drejtën e UE-së.

 

Click