Aktivitetet



E martë 21 korrik 2009, Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive

U SHQYRTUA PROPOZIM-LIGJI PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT PËR FINANCIMIN E PARTIVE POLITIKE

Në Mbledhjen e njëzetë, Komisioni për sistem politik dhe marrëdhëniet ndërmjet bashkësive, e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financimin e partive politike (leximi i dytë).

Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financimin e partive politike, deri në afatin e caktuar për parashtrimin e amendamenteve në pajtim me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk janë parashtruar amendamente prej propozuesve të autorizuar.

Në diskutim për Propozim-Ligjin morën pjesë deputetët, Andrej Petrov dhe Roza Topuzova Karevska.

Deputeti Andrej Petrov në emër të grupit parlamentar të LSDM-së, theksoi se e jep përkrahjen e tij për Propozim-ligjin në drejtim të plotësimit të kornizës juridike, e me këtë edhe kontributin ndaj proceseve integruese të Republikës së Maqedonisë, me këtë rast duke theksuar mëdyshje për dispozita të caktuara.

Deputetja Roza Topuzova Karevska, e theksoi nevojën e miratimit të ligjit i cili do ta kontrollojë financimin e partive politike, duke i dhënë vështrim gjendjes momentale në financimin e partive politike në Republikën e Maqedonisë.

Komisioni me 7 vota “për” dhe 3 vota  “të përmbajtur”, vendosi t’i propozojë Kuvendit që ta shqyrtojë dhe ta miratojë Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financimin e partive politike. 

Click