Aktivitetet



E hënë, 7 shtator 2009, Komisioni për çështje ekonomike

U SHQYRTUA PROPOZIM-LIGJI PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT PËR MARRËDHËNIE PUNE

Komisioni për çështje evropiane në mbledhjen e mbajtur më 3 shtator 2009, e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhënie pune. I besuari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, z. Stojan Trajanov, këshilltar shtetëror në Ministrinë e Punës dhe Politikës sociale, e arsyetoi Propozim-ligjin në aspekt të harmonizimit të tij me të drejtën e Unionit Evropian dhe nevojën e tij që të jepet në lexim të mëtejmë.

Në debat morën pjesë deputetët Sllavica Gërkovska Lloshkova dhe Mile Paçemski.

Lidhur me diskutimet e deputetëve, për çështjen e rritjes së limitit vjetor  jashtë orarit të punës, z. Trajanov tha se mbetet zgjidhja e njëjtë që deri tash ishte në fuqi dhe sqaroi se në vijim është procedura e ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për shëndetësi, ku më saktësisht do të rregullohet kjo çështje për të punësuarit në shëndetësi, kurse do të miratohen edhe akte përkatëse nënligjore.

Çështjes  lidhur me dispozitën për përcaktimin e përbërjes së Komisionit për përcaktimin e përfaqësimit, i besuari i Qeverisë theksoi se nuk ka bazë për interpretim të ndryshëm, për shkak se me zgjidhjen e propozuar nuk preket në lirinë e bashkimit të sindikatave të punëdhënësve, meqenëse ata vetë organizohen dhe regjistrohen në Regjistrin e sindikatave dhe punëdhënësve. Komisioni duhet vetë të përcaktojë përfaqësimin në bazë të kritereve të përcaktuar me ligj. Komisioni nuk mund as t’i ndryshojnë, as t’i interpretojnë këto kritere. Në punën e Komisionit është paraparë pjesëmarrje e të gjithë pjesëmarrësve të sindikatave që të kenë mbikëqyrje gjatë verifikimit të përfaqësimit, pastaj procedurë me ankesë dhe mbrojtje gjyqësore. Komisioni vetë konstaton se kriteret, të përcaktuara me ligj, janë ose nuk janë të plotësuara. Për këtë shkak Komisioni paraqet mekanizëm më të gjerë për mbrojtje, si trup i jashtëm. Përbërja e Komisionit është e zgjedhur në bazë të asaj që është e nevojshme një pjesë nga anëtarët të jetë nga radha e Ministrisë së Punës dhe Politikës sociale, për shkak se aty është Regjistri i sindikatave dhe i punëdhënësve, një pjesë nga përfaqësuesit nga Ministria e Ekonomisë, meqenëse ajo është e obligueshme për interesat e punëdhënësve për ekonominë, ndërsa një pjesë e përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë në aspektin e mbulimit më mbrojtje gjyqësore.

Komisioni me gjashtë vota “pro” dhe një “kundër” konkludoi se Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhënie pune (leximi parë) është i pranueshëm për lexim të mëtejmë, në aspektin e harmonizimit të tij me të drejtën e Unionit Evropian.


 

Click