Aktivitetet



E martë, 25 gusht 2009, Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive

U SHQYRTUA PROPOZIM-LIGJI PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT PËR PËR NËPUNËS SHTETËRORË

Komisioni për sistem politik dhe marëdhënie ndërmjet bashkësive në mbledhjen e njëzetetretë, të mbajtur më 24 gusht 2009, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për nëpunës shtetërorë (leximi i parë).

Nevojën e miratimit të ligjit e arsyetoi përfaqësuesi i Qeverisë, ministri i drejtësisë, z.Mihajllo Manevski. Ai theksoi se Ligji për nëpunës shtetërorë i cili për herë të parë është miratuar në vitin 2000, dhe ka treguar rezultate të mira, gjatë zbatimit ka pësuar ndryshime të caktuara, me qëllim të përmirësimit të dispozitave të Ligjit. Në këtë drejtim janë edhe këto ndryshime dhe plotësime, që kanë të bëjnë me funksionet të cilat duhet t’i plotësojnë nëpunësit shtetërorë për arritjen  administratës shtetërore efikase, profesionale dhje përgjegjëse, e liruar nga ndikimet politike, me qëllim të plotësimit të kushteve për aderim në Unionin Evropian.

Ministri i drejtësisë theksoi se bazë për  këto ndryshime dhe plotësime  të Ligjit për nëpunës shtetërorë, ka qenë analiza e bërë e Ligjit ekzistues, me të cilën është bërë kontrolli i gjendjes në adminstratën shtetërore dhe janë të definuara çështjet kryesore në këtë sferë, si dhe  definimi i nocionit nëpunës shtetëror, përfshirja e adminsitratës shtetërore, redifinimi i kompetencave  dhe roli i Agjencisë për nëpunës shtetërorë, punësimi i nëpunësve shtetërorë lidhur me kohëzgjajten e procedurës për punësim, zhvendosja dhe  avancimi i nëpunësve shtetërorë  me aplikimin e shpalljes së brenshme dhe shtesa e rrogës me sistemin e karrierës. Si risi në propozim-ligji, ai e theksoi përfshirjen e  nëpunësve shtetërorë dhe shpalljes së breshme si mënyrë e punësimit të nëpunësit shtetëror.

Në debat  morën pjesë deputetët Vllado Buçkovski, Roza Topuzovska Karevska, Andrej Petrov, Flora Kadriu, Rafiz Aliti dhe Silvana Boneva.

Në bazë të debatit, Komisioni për sistem politik dhe marëdhënie ndërmjet bashkësive, me shumicë votash konstatoi se Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për nëpunës shtetërorë, për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë është i pranueshëm dhe duhet të jepet  në lexim të mëtejmë.

Click