Aktivitetet



E enjte, 28 maj 2009, Komisioni për Financa dhe Buxhet

U SHQYRTUA PROPOZIM-LIGJI PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT PËR REZERVAT E MALLRVE

Komisioni për Financa dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e njëzetedytë si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për rezervat e mallrave (Leximi i dytë).

Kryetari i Komisionit konstatoi që për Propozim-ligjin në afatin e përcaktuar në pajtim me Rregulloren nuk janë parashtruar amendamente nga propozues të autorizuar.

Duke pasur parasysh që për këtë Propozim-ligj nuk u parashtruan amendamente, Komisioni konkludoi njëzëri se nuk janë plotësuar kushtet për përgatitjen e Propozim-ligjit të plotësuar për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për rezervat e mallrave. 

Click