Aktivitetet



E enjte, 11 qershor 2009, Komisioni për Çështje Evropiane

U SHQYRTUA PROPOZIM-LIGJI PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT PËR TË HUAJT

Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e mbajtur më 09 qershor 2009, e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të huajt (leximi i parë).

Kryetari i Komisionit, z. Petar Pop-Arsov, theksoi se miratimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të huajt paraqet një hap më afër fitimit të liberalizimit të vizave për Republikën e Maqedonisë, mu për shkak të miratimit të ligjeve të këtilla, Republika e Maqedonisë është lider në rajon sa i përket plotësimit të kritereve për fitimin e liberalizimit të vizave, që si fakt është vërtetuar nga ana e misioneve vlerësuese të Komisionit Evropian.

Përfaqësuesi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, zëvendës-ministri i Punëve të Brendshme Xhevat Buqi, në pyetjen e parashtruar arsyetoi se bartës i dokumentit valid të udhëtimit në vend të tretë, i  cili ka të rregulluar qëndrimin e përhershëm në vendin-anëtar të UE-së ose nënshkruese e Marrëveshjes së Shengenit, mund të qëndrojë në vendin tonë nëse nuk është i dëbuar nga Republika e Maqedonisë dhe nëse nuk ka ndalesë që vlen për hyrje dhe nuk paraqet  rrezik për rendin publik, sigurinë nacionale dhe shëndetin publik ose për marrëdhëniet ndërkombëtare të Republikës së Maqedonisë. 

Komisioni me shtatë vota ’’pro’’ dhe një “i përmbajtur’’ konkludoi se ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të huaj është i pranueshëm për lexim të mëtutjeshëm.

Click