Aktivitetet



E hënë, 1 Qershor, Komisioni për çështje ekonomike

U SHQYRTUA PROPOZIM-LIGJI PËR NDRYSHIMIN E LIGJIT PËR NDËRMARJET PUBLIKE

Komisioni për çështje ekonomike në Mbledhjen e tetëmbëdhjetë si trup punues amë, në leximin e parë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për ndërmarrjet publike.

Nevoja e miratimit të këtij ligji është precizimi plotësues dhe sqarimi i mënyrës, në të cilën ndërmarrjet publike dhe shoqëritë të cilat kryejnë veprimtari publike, duhet ta udhëheqin punën e   tyre financiare dhe materiale.

Gjatë zbatimit praktik të dispozitave ekzistuese të ligjit, Enti shtetëror për revizion, e theksoi nevojën e precizimit plotësues të disa dispozitave nga ligji ekzistues.

Bëhet fjalë për dy ndryshime qenësore. E para ka të bëjë me përcaktimin e obligimit të ndërmarrjes publike dhe shoqërisë e cila kryen veprimtari me interes publik, që udhëheqjen e kontabilitetit, përgatitjen dhe paraqitjen e llogarisë vjetore dhe raporteve financiare, ta kryejnë në pajtim me Ligjin për shoqëritë tregtare, standardet e miratuara ndërkombëtare të kontabilitetit  për njoftim financiar. 

Ndryshimi i dytë ka të bëjë me precizimin e kushteve në të cilat ndërmarrjet tregtare janë të detyruara që të mbajnë evidencë të vçantë të kontabilitetit.

U theksua se ndryshimet e këtij ligji, kanë të bëjnë vetëm me ndërmarrjet publike dhe nuk kanë ndikim në klimën e biznesit.
Komisioni për çështje ekonomike, njëzëri konkludoi se Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për ndërmarrjet publike, është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm.

Click