Aktivitetet



E premte, 3 korrik 2009, Komisioni për punë dhe politikë sociale

U SHQYRTUA PROPOZIM-LIGJI PËR PËRDORIMIN E GJUHËS SË SHENJAVE

Komisioni për punë dhe politikë sociale, në Mbledhjen e njëzetetretë, të mbajtur me 2 qershor 2009, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për përdorimin e gjuhës së shenjave (leximi i parë).

Nevojën e nxjerrjes së ligjit  e arsyetoi ministri për punë dhe politikë sociale, z. Xhelal Bajrami, me ç’rast u theksua se mosekzistimi i këtij ligji paraqet pengesë për ç’arsye një numër i vogël i qytetarëve e  njohin gjuhën e shenjave dhe të njëjtën e mësojnë vetëm të shurdhrit dhe më pak të shurdhrit, të cilët janë të regjistruar në dy shkollat për të shurdhër, shkollën fillore dhe e mesme në Manastir dhe në Shkup, por vetëm për komunikimin ndërmjet tyre dhe përmes kurseve që i mban Lidhja.

Gjithashtu u theksua se është minimal numri i interpretuesve të cilët gjuhën e folur maqedonase dhe gjuhën e folur  të përfaqësuesve të bashkësive, dinë t’i interpretojnë në gjuhën e shenjave dhe anasjelltas, dhe të njëjtit  nuk kanë mundësi që t’i plotësojnë nevojat dhe kërkesat  e personave të shurdhër që t’u ndihmohet  në komunikim  me institucionet relevante kompetente, si dhe nevojën e tyre personale në jetën e përditshme.  Prandaj është e nevojshme miratimi i ligjit me të cilin do të njihet gjuha e shenjave.

Deri tani, nga ana e Lidhjes janë angazhuara vetëm katër persona  për të cilët mjete ndan Lidhja. Meqenëse Lidhja nuk disponon me mjete për këtë dedikim, nuk ka mundësi që të angazhojë bile edhe disa interpretues të cilët do t’i përfaqësojnë personat e shurdhër para institucioneve të theksuara, për realizimin e nevojave të tyre më qenësore.
 Ky ligj mori përkrahje të plotë edhe nga pozita edhe nga opozita, me ç’rast u theksua se bëhet fjalë për një ligj i cili është i rrallë bile edhe në vendet e UE-së, ndërsa në rajon, Republika e Maqedonisë është e para e cila vendosi në këtë drejtim.

Me këtë ligj mundësohet zgjerimi në fushën e mundësisë për angazhim të interpretuesit,  në nevojat e përditshme  të personave me pengesa në dëgjim dhe të folur.

U parashtrua çështja  për mjetet e nevojshme për implementimin e këtij ligji, duke marrë parasysh faktin se të njëjtat nuk janë të parapara në buxhetin  rrjedhës, por nga ana e ministrit u theksua se Ministria në kuadër të buxhetit të vet, ka mundur t’i sigurojë mjetet e nevojshme për fillimin e implementimit të të njëjtit.

Gjithashtu u theksuan disa lëshime teknike në vet ligjin, të cilave doemos duhet t’i kushtohet kujdes, gjatë leximit të dytë përkatësisht debatit të amendamenteve.

Click