Aktivitetet



E martë, 14 korrik 2009, Komisioni për çështje ekonomike

U SHQYRTUA PROPOZIM-LIGJI PËR PLOTËSIMIN E LIGJIT PËR TREGTI

Komisioni për çështje ekonomike në Mbledhjen e njëzetenjë të mbajtur më 13 korrik 2009, si trup punues amë e shqyrtoi propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për tregti (leximi i parë).

Nëvoja për plotësimin e Ligjit u imponua për shkak të funksionimit të stacioneve të benzinës, në të cilat derdhja e lëndës djegëse do të bëhet 24 orë në ditë, dhe të njëjtat do të funksionojnë sipas principit të vetëshërbimit, përkatësisht pa persona për të shërbyer, me vënien e parave, kartelave magnetike ase kartelave me çip.

Propozimi i plotësuar i Ligjit, është në drejtim të mënjanimit të mangësisë së përcaktuar në Ligj, në aspekt të përcaktimit të orarit të punës së stacioneve të benzinës, të cilat funksionojnë pa persona për të shërbyer, arsyetoi zëvendësministri, dr. Metodij Haxhi – Vaskov.

Me vendosjen e masës do të mundësohet ndërtimi i stacioneve te benzinës, të cilat do të funksionojnë në principin e vetëshërbimit dhe vetëpagesës.

Komisioni për çështje ekonomike, në bazë të debatit, njëzëri konkludoi se Propozimligji për plotësimin e Ligjit për tregti, është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtejshëm.

Click