Aktivitetet



E hënë, 11 maj 2009, Komisioni për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave

U SHQYRTUA PROPOZIMI PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E BUXHETIT PËR VITIN 2009

Në Mbledhjen e trembëdhjetë, Komisioni për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave e shqyrtoi Propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2009. Me rebalancin propozohet ulje e të hyrave të përgjithshme për 10,1 miliardë denarë, përkatësisht për rreth 7% më pak në raport me të përcaktuarat në fillim edhe atë për shkak të uljes së realizimit të të hyrave tatimore në tremujorin e parë të 2009 si pasojë e ndikimit të krizës ekonomike në sektorin real, revidimit të të hyrave tatimore në pajtim me shkallën e ulur të rritjes së PBB nga 1% dhe shkallës së inflacionit nga 1 deri 2%.

Ky propozim do të thotë shtyrje e rritjes së rrogave prej 10%, për të punësuarit në sektorin publik, ndalesën e përkohshme për punësime të reja, zvogëlimin e të dalave rrjedhëse për mallra dhe shërbime dhe zvogëlimin e të dalave kapitale.

Në raport me subvencionet në bujqësi, ato mbeten të pandryshueshme dhe të njëjtat do t'u ndahen bujqve gjatë vitit 2009.

Në Komision u potencua që me Rebalancin e Buxhetit bëhet përshtatja e të dalave me të hyrat, përkatësisht revidimi me treguesit makroekonomikë dhe se me këtë pritet që të mbahet stabiliteti makroekonomik.

Komisioni unanimisht përfundoi që t'i propozojë Kuvendit t’i shqyrtojë dhe miratojë ndryshimet dhe plotësimet e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2009.

Click