Aktivitetet



E mërkurë, 15 korrik 2009

U ZGJODHËN 14 NËNKRYETARË TË RINJ NË EUROPARLAMENT

Pasi e zgjodhën kryetarin e ri të Parlamentit Evropian (z. Jerzhi Buzek), eurodeputetët në Mbledhjen konstitutive në Strasburg, i zgjodhën edhe katërmbëdhjetë nënkryetarët.

 Në rrethin e parë të votimit u zgjodhën vetëm tre, në rrethin e dytë nuk pati shumicë, ndërsa të njëmbëdhjetë të tjerët u zgjodhën në rrethin e tretë. Gjashtë nga 14 zëvendëskryetarët janë femra.

Tre nënkryetarët e parë që u zgjodhën janë Xhovani Pitella me 360 vota, Rodi Kraca – Cagaropolu me 355 vota dhe Stavros Lambrinidis me 348 vota.

14 nënkryetarët e rinj të PE janë:

1. Xhovani Pitela nga Italia ( Partia e socialistëve dhe demokratëve)- 360 vota;
2. Rodi Kraca- Cagaropollu nga Greqia (Partia popullore evropiane- Demokristianët dhe demokratët evropianë) 355 vota;
3. Stavros Lambrinidis nga Greqia (Partia e socialistëve dhe demokratëve) - 348 vota;
4. Anhel Miguel Martines Martines nga Spanja ( Partia e socialistëve dhe demokratëve) – 327 vota;
5. Aleho Vidal – Kvadras  nga Spanja (Partia popullore evropiane- Demokristianët dhe demokratët evropianë) – 308 vota;
6. Dagmar Rot- Behrent nga Danimarka ( Partia e socialistëve dhe demokratëve) – 287 vota;
7. Libor Rouçek nga Çekia ( Partia e socialistëve dhe demokratëve)-278 vota;
8. Izabel Duran nga Belgjika (Partia e të gjelbërve dhe Aleanca e lirë evropiane) – 276 vota;
9. Roberta Anxhelini nga Italia (Partia popullore evropiane- Demokristianët dhe demokratët evropianë) – 274 vota;
10. Dijana Volis nga Britania e Madhe (Partia e liberalëve dhe demokratëve evropianë) - 272 vota;
11. Pol Shmit nga Hungaria (Partia popullore evropiane - Demokristianët dhe demokratët evropianë) – 257 vota;
12. Edvard Mekmilan nga Britania e Madhe (Partia e konservatorëve dhe reformistëve) – 244 vota;
13. Rajner Viland nga Danimarka (Partia popullore evropiane -Demokristianët dhe demokratët evropianë) – 237 vota;
14. Silvana Kosh – Mehrin nga Danimarka (Partia e liberalëve dhe demokratëve evropianë) – 186 vota.

Sot kryeministri i Suedisë, z. Fredrik Rejnfelld, do ta prezantojë programin gjashtëmujor të kryesimit suedez me Unionin Evropian, kurse eurudeputetët do të debatojnë edhe për situatën në Iran, Kinë dhe Honduras.

Nesër do të zgjedhen kryetarët e Komisioneve parlamentare, të cilët do të luajnë rol kryesor në procesin e ndryshimeve të legjislacionit, në vitet e ardhëshme.

Click