Aktivitetet



E premte 19 qershor 2009, Bruksel

UE DHE IRLANDA U MORËN VESH PËR GARANCITË E MARRËVESHJES SË LISBONËS

Në dytën e dytë të Samitit në Bruksel, Irlanda dhe Unioni Evropian arritën të merren vesh për garancitë, të cilat kanë për qëllim që t’i bindin irlandezët ta përkrahin Marrëveshjen e Lisbonës. Marrëveshja parasheh që qytetarët irlandezë t’i marrin garancitë e veta në protokoll juridiko-obligues, të cilin vendet anëtare të UE-së do ta ratifikojnë.

“Garancitë do të jepen si vendim formal i trupave më të lartë të UE-së, dhe do të hyjnë në fuqi në ditën e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Lisbonës”, theksohet në projekt.

Kjo marrëveshje është përkrahur nga Britania e Madhe, e cila ka qenë  më e brengosur në aspektin e nevojës së protokollit.

“Duke pasur parasysh se përmbajtja është plotësisht në përputhje me Marrëveshjen në UE, ky vendim nuk obligon ratifikim të sërishëm të Marrëveshjes së Lisbonës”, theksohet në projekt.

Irlanda ka qenë vendi i vetëm i Unionit, që në referendum vitin e kaluar e refuzoi Marrëveshjen e Lisbonës për reforma në institucionet e Unionit. Irlandezët kërkuan garanci nga UE-ja, se janë bërë ndryshime në pjesët të cilat ata nuk i konsideruan si kontestuese dhe kërcënuese për interesat e tyre nacionale, si neutraliteti ushtarak, liria në ligjet tatimore  dhe ligjet rigoroze për abortin.

Click