Aktivitetet



E martë, 14 korrik 2009, Strasburg

VOTIM NË EUROPARLAMENT

Në seancën konstituive, Parlamenti Evropian në Strasburg me votim të fshehtë do të zgjedhë kryetar të ri, 14 zëvendëskryetarë, si dhe kryetarë të komisioneve parlamentare, të cilët do të jenë në këto funksione në 2,5 vitet e ardhshme.Seancën, sipas rregullave të reja, do ta udhëheqë kryetari në largim, z-Hans –Gert Petering, ose njëri nga 14 nënkryetarët e tij.

Eurodeputetët me votim të fshehtë, sot së pari do ta zgjedhin kryetarin e ri. Për njeri të parë të Europarlamentit  ka dy kandidatë - kryeministri i mëparshëm polak nga Partia popullore evropiane, z. Jirzhi Buzek dhe nga e majta suedezja Eva Brit Svenson, anëtare e Grupit Konfederativ të së Majtës së bashkuar evropiane-E majta veriore e gjelbër.
 
Sot do të zgjedhen edhe zëvendëskryetarët , ndërsa do të debatohet edhe për kryesimin çek me Unionin Evropian, në gjashtë muajt e kaluar.

Për zgjedhje të kryetarit  janë paraparë së shumti katër rrathë zgjedhorë, ndërsa për zgjedhje të 14 nënkryetarëve  më së shumti tre rrathë zgjedhorë.

Nesër kryesimi i ri i suedez me UE-në, përkatësisht  kryeministri i Suedisë, z. Fredrik Rejnfeld, do ta paraqesë programin gjashtëmujor. Të mërkurën gjithashtu  do të debatohet  edhe për situatën në Iran, Kinë dhe Honduras.

Të enjten  do të zgjedhen  kryetarët  e komisioneve parlamentare, të cilët do të luajnë rol kryesor  në procesin e  ndryshimit të legjislacionit  në vitet e ardhshme.

Në bankat e deputetëve në Strasburg dhe Bruksel, në përbërjen e re do të ulen 736 deputetë, të zgjedhur në zgjedhjet e qershorit. Pas miratimit të paraparë  të marrëveshjes së Lisbonës, numri i deputetëve duhet të rritet në 754.

Click