Aktivitetet



E martë, 23 qershor 2009

TAKIMI I NËNKRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË Z. JANI MAKRADULIT ME KRYETARIN E KOMISIONIT PËR POLITIKË TË JASHTME TË KËSHILLIT NACIONAL TË PARLAMENTIT TË REPUBLIKËS SË SLLOVENISË, Z. VINCENS OTONIÇAR

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Jani Makraduli, sot kishte takim me delegacionin e Komisionit për Politik të Jashtme të Këshillit Nacional të Parlamentit të Republikës së Sllovenisë. Në takim ishte shprehur falënderim i madh deri te Republika e Sllovenisë për mbështetje të madhe që i jep në të gjitha sferat Republikës së Maqedonisë, kurse posaçërisht në rrugën e saj drejt UE-së dhe NATO-s.

Gjithashtu u bisedua për zgjedhjet në Unionin Evropian dhe përveç lidhjeve për zgjerimin që ndjehet te disa anëtare të UE, Republika e Maqedonisë, por edhe vendet e Ballkanit perëndimor patjetër duhet të marrin mesazhin se zgjerimi duhet patjetër të vazhdoj.

Një nga sinjalet e UE është liberalizimi i vizave për Republikën e Maqedonisë që do të ndodhë deri në fund të këtij viti.

Ishte theksuar se liberalizimi i vizave duhet t’i vërtetoj përpjekjet e politikanëve dhe t’i shpërblejë qytetarët e Republikës së Maqedonisë për të gjitha viktimat e kësaj periudhe kalimtare, e cila zgjat për së tepërmi.

Republika e Maqedonisë dhe Republika e Sllovenisë nuk kanë çështje të hapura ato bashkëpunojnë me sukses në më shumë fusha, por ai bashkëpunim mund të jetë edhe më i madh në planin e bujqësisë, të gjinden mekanizma si prodhimet bujqësore maqedonase të plasohen dhe të arrijnë deri te tregjet e Sllovenisë.

Click