Aktivitetet



E enjte,më 8 tetor 2009

NËNKRYETARJA E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z.NJ SVETLLANA JAKIMOVSKA E PRITI DELEGACIONIN E KËSHILLIT PËR INTEGRIME EVROPIANE TË KUVENDIT POPULLOR TË REPUBLIKËS SË SERBISË

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Svetllana Jakimovska sot kishte takim me delegacionin e Këshillit për Integrime Evropiane të Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë.

Nënkryetarja  theksoi se kjo vizitë është miqësore dhe në drejtim të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bilaterale. Vizita do të kontribuojë për bashkëpunim të mëtejshëm dhe Republika e Maqedonisë ka interes të madh për intensifikimin bilateral të marrëdhënieve me fqinjin tonë verior.

Gjithashtu nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Svetllana Jakimovksa i njohu mysafirët me Ligjin e miratuar për Kuvendin.

 

Click