Aktivitetet



E enjte, 14 maj 2009

TAKIM ME GRUPIN E DEPUTETËVE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË PËR BASHKËPUNIM ME PARLAMENTET E REPUBLIKËS SË ISLANDËS DHE MBRETËRISË NORVEGJEZE, ME Z. TORBJORN JAGLAND, KRYETAR I PARLMENTIT TË MBRETËRISË NORVEGJEZE

Kryetari i Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentet e Republikës së Islandës dhe Mbretërisë Norvegjeze, z. Igor Ivanov dhe anëtarët; znj. Darka Petrushevska, z. Darko Dimitrievski dhe znj. Sadije Ilazi, sot patën takim me kryetarin e Parlamentit të Mbretërisë Norvegjeze, Torbjorn Jagland.

Në takim u bisedua për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve, të cilat janë në nivel të lartë, me ç’rast u theksua se Mbretëria Norvegjeze Republikës së Maqedonisë në vazhdimësi i jep përkrahje parimore për prioritetin strategjik të shtetit për anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Gjithashtu, në emër të popullit maqedonas dhe në emër të tyre, anëtarët e grupit parlamentar iu falënderuan Mbretërisë Norvegjeze për përkrahje konkrete Republikës së Maqedonisë për dhurimin e telekomunikacioneve, pastaj në mjekësi, si dhe për përkrahje të projekteve tjera gjatë vitit 2008. U theksua se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë është i përgatitur për bashkëpunim më të afërt parlamentar ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Mbretërisë Norvegjeze, i cili ekziston, por i pamjaftueshëm dhe parlamentarët duan ta intensifikojnë dhe ta thellojnë  bashkëpunimin me deputetët norvegjez.

Click