Aktivitetet



E mërkurë, 20 maj 2009

KRYETARI I KUVENDIT, Z. TRAJKO VELJANOVSKI U TAKUA ME DEPUTETË TË BUNDESTAGUT GJERMAN, Z. VALTER KOLBO, KOORDINTOR I GRUPIT TË DEPUTETËVE TË SOCIALDEMOKRATËVE GJERMANË DHE Z. ANDREAS LEMEL DEPUTET NGA PARTIA DEMOKRISTIANE

Në takim, vëmendje më e madhe iu kushtua bashkëpunimit ndërmjet parlamenteve të dy shteteve. Kryetari i Kuvendit, z.Trajko Veljanovski e vlerësoi bashkëpunimin si shumë të mirë. Ai theksoi se bashkëpunimi zhvillohet përmes formave dhe përmbajtjeve të ndryshme dhe se është në funksion të zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të përgjithshme bilaterale ndërmjet dy shteteve, si dhe në forcimin e kapaciteteve demokratike të Kuvendit.

Duke u bërë vështrim proceseve të integrimit në strukturat euroatlantike, kryetari i Kuvendit, z.Trajko Veljanovski theksoi se Maqedonia i ka plotësuar të gjitha kushtet për fitimin e liberalizimit të vizave dhe pret që deri në fund të vitit të marrë edhe datë për nisjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Përparimi i Republikës së Maqedonisë është evident, theksuan parlamentarët gjermanë, që shihet edhe përmes raportit më të ri të Komisionit Evropian. Ata e përkrahën në tërësi kërkesën tonë për liberalizim të plotë të vizave për qytetarët tanë.

Click