Aktivitetet



E enjte, 22 tetor 2009

TAKIM I KRYETARIT TË KOMITETIT PËR MARRËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE, Z. XHEVAT ADEMI ME PËRFAQËSUESIT E MISIONIT TË OSBE-SË NË SHKUP

Kryetari i Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive Xhevat Ademi, më 20 tetor 2009 mbajti takim pune në kabinetin e tij të punës, me kërkesë të kreut të Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorit Hoze Luis Herera dhe Kjetil Isane oficer për informim politik.

Kryetari Xhevat Ademi i njoftoi  të pranishmit për punën e gjertanishme të Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, për arritjet dhe objektivat në punë, kompetencat dhe gjithashtu theksoi  se për herë të parë është kompletuar  tërësisht Komiteti në aspektin e formimit të shërbimit profesional.

Gjatë formimit të shërbimit profesional, janë marrë parasysh edhe përkatësia nacionale e paraparë me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë.

Shefi i Misionit të OSBE-së, Ambasadori Hoze Luis Herrera, në takim u interesua për një letër dërguar atyre, më 14 tetor lidhur me ngjarjen e paradokohshme në të cilën u krye prezantimi i Propozim-dokumentit, të përgatitur nga ana e  tyre dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës, me të cilën propozohet  politikë e re arsimore në Maqedoni,  dhe sqaroi se bëhet fjalë për keqkuptim për  të cilin kanë kontribuar mediumet. Gjithashtu, ambasadori kërkoi  informatë për implementimin e ligjeve të miratuara nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, e sidomos ligjit për gjuhët që e flasin 20% e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe njësitë e vetadministrimit lokal.

Ambasadori  në takim dëshiroi që në njërën nga seancat e ardhshme, t’u drejtohet anëtarëve të Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive.

Kryetari i Komitetit e pranoi kërkesën e ambasadorit dhe i falënderoi për iniciativën e  tij për të marrë pjesë në njërën nga mbledhjet e ardhshme, me qëllim që t’u drejtohet anëtarëve të Komitetit. Ai njëkohësisht kërkoi nga ambasadori që në seminaret dhe trajnimet e ardhshme, ta ketë parasysh  shërbimin profesional të Komitetit.

 

Click