Aktivitetet



E hënë, 22.6.2009, Strasburg

ZGJEDHJA E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË ASAMBLESË PARLAMENTARE TË KËSHILLIT EVROPIAN NË SESIONIN E TETORIT

Nga 22 deri më 26 qershor 2009, në Strasburg, Francë, mbahet sesioni i rregullt i Asamblesë Parlamentare të Këshillit Evropian. Në punën e AP-së të KE-së dhe trupave të saj marrin pjesë shefi i Delegacionit Oliver Shambevski dhe anëtari Igor Ivanovski.

Asambleja Parlamentare vendosi që të mos e paraqesë në rend dite, pikën për zgjedhjen e sekretarit të përgjithshëm dhe të mos e paraqesë këtë çështje si pikë urgjente për debat. Zgjedhja e sekretarit të përgjithshëm pritet që të ndodhë gjatë kohës së sesionit të tetorit, pasi që të tejkalohen mosmarrëveshjet mes Komitetit të Ministrave dhe Asamblesë Parlamentare, rreth procedurës për zgjedhjen e kandidatëve për këtë funksion.

Në këtë sesion, si pikë urgjente do të debatohet për gjendjen aktuale në Iran, ndërsa fjalim do të mbajnë kryetarja e Irlandës, z-nj. Meri Mekalis, Kryeministri i Sllovenisë, z. Borut Pahor, kryetari i Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim, z. Tomas Mirou etj.

Click