Aktivitetet



E mërkurë, 16 shtator 2009, Strasburg

ZHOZE MANUEL BAROSO U RIZGJODH KRYETAR I EUROKOMISIONIT

Në ditën e tretë të seancës plenare në Strasburg, Parlamenti Evropian e përkrahu  kandidaturën e z. Zhoze Manuel Baroso për mandatin e dytë pesëvjeçar në postin Kryetar i Komisionit Evropian.

Rezultatet e votimit të sotëm i shpalli Kryetari i Europarlamentit, z. Jerzhi Busek. Nga 718 eurodeputetët, pro rizgjedhjes së z. Baroso votuan 382, 219 ishin ”kundër”, ndërsa 117 ”abstenuan”.

Kryeministri i mëparshëm portugez, i cili nuk kishte konkurrent për pozicionin njeri i parë i Komisionit, u bë Kryetari i tretë i Komisionit Evropian, i cili është rizgjedhur.  Ai i falënderoi  eurodeputet të cilët e përkrahën kandidaturën e tij.
“Si Kryetar i Komisionit partia ime do të jetë Evropa”, deklaroi z. Baroso.

 

Click