Aktivitetet



E enjte, 12 nëntor, 2009

TAKIM I KRYETARES SË KOMISIONIT JURIDIKO-LIGJVËNËS, ZNJ. BLLAOGORODNA DULIQ ME ZËVENDËSKRYEMINISTREN PËR LEGJISLACION DHE MINISTRE E DREJTËSISË SË REPUBLIKËS SË SLLOVAKISË, ZNJ. VIERA PETRIKOVA

Kryetarja e komisionit juridikO-LIGJVËNËS, z. Bllagorodna DuliQ dhe anëtarët e komitetit sot realizuan takim me zëvendëskryeministren për legjislacion dhe ministre e Drejtësisë së Sllovakisë, znj. Viera Petrikova.

Në takim delegacioni i Republikës Sllovake, i kryesuar nga zëvendëskryeministrja për legjislacion dhe ministre e Drejtësisë së Republikës Sllovake, znj. Viera Petrikova, u njoh me punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, me ç’rast u theksua se deputetët punojnë në njëzet e një komisione, të cilat janë trupa të përhershëm të Kuvendit.

Delegacioni u njoftua se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë është në rrjedhë përgatitjet për themelimin e Institutit Parlamentar, me çka pritet rritja e dhe përforcimi i kapaciteteve të hulumtimit dhe analistikës në punën e parlamentit.
Gjithashtu, në takim u theksua përkrahja që Republika Sllovake ia jep Republikës së Maqedonisë në rrugën e saj drejt integrimit evropian, e cila edhe në të ardhmen do të vazhdojë.

 

Click