Aktivitetet



E enjte, 12 nëntor 2009

TAKIM I NËNKRYETARES SË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË ZNJ. SVETLLANA JAKIMOVSKA ME ZËVENDËSKRYEMINSTREN PËR LEGJISLACION DHE MINSITRE E DREJTËSISË SË REPUBLIKËS SË SLLOVAKISË

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Svetllana Jakimovska sot realizoi takim me delegacionin e Republikës së Sllovakisë, të udhëhequr nga zëvendëskryeministrja për legjislacion dhe ministre e Drejtësisë së Republikës së Sllovakisë, znj. Viera Petrikova.

Në takim mori pjesë edhe deputetja Sonja Mirakovska, në cilësi të kryetares së Grupit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentin e Republikës së Sllovakisë.

Në takim u konstatua se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve i karakterizojnë miqësia dhe shkalla e lartë e mirëkuptimit të ndërsjellë, si dhe angazhimet për përparimin e tyre të mëtutjeshëm. Delegacioni i Republikës së Sllovakisë u informua se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë edhe në këtë mandat të deputetëve (i gjashtë) ka formuar Grup për bashkëpunim me Parlamentin e Sllovakisë.

Gjithashtu, u theksua se bashkëpunimi me Këshillin Nacional të Republikës Së Sllovakisë, në Projektin për përkrahjen e ndërtimit demokratik të institucioneve të parlamenteve të Ballkanit perëndimor, në të cilin merr pjesë edhe Instituti Nacional Demokratik (IND) dhe organizata joqeveritare sllovake Shoqëria për Evropën Qendrore dhe Lindore nga Sllovakia (OEQL), që ka treguar interes për ndihmë teknike parlamenteve në demokraci të reja dhe të zhvilluara.

Në takim iu shpreh falënderim i madh Qeverisë së Republikës së Sllovakisë për përkrahjen në vazhdimësi që ia jep Republikës së Maqedonisë në rrugën  drejt anëtarësimit në NATO dhe UE.

Lidhur me marrëdhëniet ekonomike, në bazë të parametrave të shkëmbimit tregtar dhe ekonomik, është i nevojshëm përparimi i tyre. Marrëveshjet ekzistuese dhe nënshkrimi i Marrëveshjes për shmangien e tatimit të dyfishtë duhet t’i japë impuls të ri bashkëpunimit të mëtutjeshëm të pasur ekonomik, u theksua në takim.


 

Click