Aktivitetet



E premte, 6 nëntor 2009, Parlamenti Evropian, Bruksel

ZORAN TALER PROPOZOI QË TË MIRATOHET REKOMANDIMI I KOMISIONIT EVROPIAN PËR MAQEDONINË

Në Parlamentin Evropian në Bruksel, raportuesi për Republikën e Maqedonisë, z. Zoran Taler, e prezantoi rekomandimin nga Raporti i Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë. Ai propozoi që Europarlamenti ta thërrasë Këshillin e Ministrave për ta miratuar rekomandimin e Komisionit Evropian, për fillimin e negociatave  për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në Unionin Evropian.

Raportuesi për vendin tonë theksoi se është shumë e rëndësishme që Maqedonia dhe Greqia sa më shpejt të gjejnë një zgjidhje të përbashkët të pranueshme për emrin. Ai gjithashtu i bëri thirrje Maqedonisë dhe vendeve fqinje që të kontribuojnë për  kulturë më të madhe politike, mirëkuptim dhe tolerancë.

Deri më 8 dhjetor eurodeputetët do të parashtrojnë  amendamente, ndërsa Europarlamenti do të votojë për rezolutën në janar 2010.

 

Click