Njoftimet



E martë, 25 gusht 2009, ora 11.00, Salla 1

SEANCA E SHTATËDHJETË E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Propozimi i rendit të ditës :

1. Propozim për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve, të Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për supervizionin e sigurimit ;

2. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, për bashkëpunim në fushën e komunikimeve postare dhe elektronike;

3. Propozim-ligj për shuarjen e vlefshmërisë së Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes multilaterale për të drejtat komerciale, për komunikacionin ajror jo të rregullt, në Evropë;

4. Propozim-ligj për ratifikimin e Konventës për  municion kasete;

5. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar (leximi i parë);

6. Propozim-ligj  për ngarkimin e Republikës së Maqedonisë me hua te Banka Kreditore për Rindërtim – KFV, sipas Marrëveshjes për hua për projektin  “Kanalizimi dhe ujësjellësi i komunave faza I“ (leximi i parë);

7. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit  për ngarkimin e Republikës së Maqedonisë te Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, sipas marrëveshjes për kredi për Projektin për përparimin e aviacionit civil (leximi i parë);

8.  Propozim–ligj për ndryshimin e Ligjit për ngarkimin e Republikës së Maqedonisë me kredi te BERZH-i, sipas Marrëveshjes për Projektin Programi aksional për përparimin e komunave  dhe  mjedisit jetësor në  Kumanovë, Veles, Shtip, Strumicë, Ohër/Strugë (leximi i parë);

9. Propozim i llogarisë përfundimtare të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë, për vitin 2008;

10. Propozim-strategji për zhvillimin rajonal, në Republikën e Maqedonisë 2009 – 2019;

11. Propozim për interpretimin autentik të nenit 2 paragrafi 1 pika 1,  nga Ligji për mbrojtje dhe shpëtim;

12. Kërkesë për dhënien e interpretimit autentik të nenit 26 paragrafi 4, nga Ligji për shoqëritë tregtare, lidhur me nenin 122 paragrafi 4 pika “v” nga Kodi penal , e parashtruar nga deputetja Llilljana Zaturoska.

Propozimi i rendit të ditës plotësohet me:

1. Propozim-vendim për zgjedhje të kryetarit dhe zëvendëskryetarit të Komisionit për verifikimin e fakteve;

2. Propozim-vendim për ndryshimin e Vendimit për emërimin e kryetarit, nënkryetarit dhe anëtarëve të Këshillit nacional për eurointegrime;

3. Propozim-vendim për shpalljen e konkursit publik për zgjedhje të anëtarëve të Këshillit shtetëror për parandalimin e kundërvajtjes së të miturve.

4. Propozim-ligj për bazën e të dhënave nacionale kriminalistike-zbuluese (leximi i parë);

5. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për nëpunës shtetërorë (leximi i parë).

Click