Udhëheqja parlamentare



E shtunë, 7 nëntor, 2009

DELEGACIONI I KUVEINDT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË UASHINGTON REALIZOI TAKIME ME UDHËHEQJEN E IND, ANËTARË TË KONGRESIT TË SHBA, PËRFAQËSUES TË DIASPORËS MAQEDONASE, SI DHE ME PËRFAQËSUES TË DEPARTAMENTIT TË SHTETIT TË OBLIGUAR PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

Ne jemi të vetëdijshëm për atë se sa suksese arriti Parlamenti i Maqedonisë në periudhën e kaluar, të cilat kontribuan që Maqedonia të përmendet si model për zhvillimin parlamentar, theksoi kryetari i IND-së në takimin me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanovski dhe nënkryetarin z. Jani Makraduli. Nga të pranishmit u shfaq kënaqësi reciproke nga bashkëpunimi i gjertanishëm, si dhe  vullnet që i njëjti të vazhdojë.

Kryetari Veljanoski gjatë ditës u takua dhe me  kongresistët  Bill Paskrel dhe  me z. Kristofer Smit, me ç’rast shfrytëzoi mundësinë t’i njoftojë me zhvillimet e fundit në Republikën e Maqedonisë, si dhe t’u falënderojë për mbështetjen e treguar. Shtetasit e Republikës së Maqedonisë janë të vendosur fuqimisht për  integrimin e vendit në NATO dhe UE, që ne politikanëve na jep përgjegjësi dhe detyrim shtesë të punojmë derisa ky proces i integrimit nuk e arrin qëllimin. Qytetarët e Republikës së Maqedonisë, e vlerësojnë në mënyrë të veçantë mbështetjen që SHBA-të na e dhanë në Bukuresht, dhe respekti vetëm mund të thellohet edhe në të ardhmen, theksoi kryetari Veljanoski.

Kongresistët Paskrel dhe Smit shprehën gatishmërinë për përkrahje të plotë të Republikës së Maqedonisë. Është i njohur përparimi të cilin Maqedonia e  ka bërë dhe mund të jetë shembull i mirë se si arrihen rezultate në një periudhë jostabile, theksoi kongresisti  Paskrel në takim.

Delegacioni u takua dhe me përfaqësuesin e Departamentit të Shtetit, zëvendës-ndihmësin kryesor të sekretarit të Byrosë për çështje evropiane dhe Euroazisë, znj. Nensi Mek Eldonej, e cila shprehu kënaqësi për vizitën dhe shprehu mirënjohje për përcaktimin strategjik të Republikës së Maqedonisë për integrimin euroatlantik. Bëtë një punë të shkëlqyeshme për shtetin tuaj, për qytetarët e saj dhe në të njëjtën kohë, fituat mik të vërtetë. Llogaritni se qëllimet tuaja për vendin tuaj janë edhe qëllimet tona për shtetin tuaj, theksoi Mek Eldonej.

Në kuadër të vizitës në SHBA, ambasada e Republikës së Maqedonisë ishte nikoqire e takimit të delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë  me përfaqësuesi e Diasporës së Bashkuar Maqedonase.

Click