Udhëheqja parlamentare



E enjte, 8 tetor 2009

DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË I UDHËHEQUR NGA KRYETARI I KUVENDIT Z. TRAJKO VELJANOSKI, NË VIZITË ZYRTARE NË REPUBLIKËN E KROACISË

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë i udhëhequr nga Kryetari i Kuvendit z. Trajko Veljanoski, në të cilin janë edhe deputetët si Bllagorodna Dulliq, Vullnet Ahmeti dhe Tome Çingoski, prej sot gjenden në vizitë zyrtare në Republikën e Kroacisë.

Delegacioni ynë menjëherë pas arritjes në Zagreb, e vizitoi Samoborin dhe muzeun e qytetit ku gjendet edhe piedestali muzeor i poetit tonë të njohur maqedonas Kosta Sollev Racin. Kryetari i Kuvendit z. Trajko Veljanoski dhe anëtarët e delegacionit tonë, vendosën lule para bustit të Kosta Racin.

Sonte kryetari i Kuvendit z. Trajko Veljanoski dhe anëtarët e delegacionit tonë, në Zagreb do të takohen me përfaqësuesit e bashkësisë maqedonase  në Republikën e Kroacisë, ndërsa nesër fillojnë bisedimet zyrtare me kryetarin e Kuvendit të Kroacisë Lluka Bebiq. Gjithashtu, kryetari i Kuvendit do të ketë takim edhe me kryetarin e Kroacisë Stipe Mesiq, si dhe me kryeministrin e Qeverisë kroate Jadranka Kosor. 

Click