Udhëheqja parlamentare



E mërkurë, 10 qershor 2009

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI E PRANOI AMBASADORIN E  SAPOEMËRUAR TË  REPUBLIKËS SË PORTUGALISË, Z. LUIS DE ALMEIDA SAMPAO

Kryetari Veljanoski në takimin shprehu vullnetin se në të ardhmen edhe Portugalia dhe Maqedonia do të hapin ambasadë të tyre rezidenciale dhe me këtë do të hapej mundësia për përforcimin e bashkëpunimit politik dhe ekonomik ndërmjet dy vendeve. Kryetari i Kuvendit e njoftoi ambasadorin Sampao me gjendjen politike në Republikën e Maqedonisë, për reformat që i bën shteti për çështjen e integrimit tonë në NATO dhe EU, për përkrahjen e madhe të cilën e kemi prej qytetarëve të Maqedonisë, lidhur me integrimet euroatlantike si dhe shpresën për liberalizim të vizave dhe marrjen e datës për fillimin e bisedimeve me UE-në. Kryetari Veljanoski gjithashtu shprehu gatishmëri që të intensifikohet bashkëpunimi parlamentar ndërmjet Maqedonisë dhe Portugalisë në të gjitha nivelet.

Ambasadori Sampao e potencoi përkrahjen të cilën Portugalia ia jep Republikës së Maqedonisë, në integrimin e saj euroatlantik  dhe shprehu shpresën se kjo përkrahje do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ambasadori plotësisht u pajtua me Kryetarin Veljanoski  se hapja e ambasadave në Republikën e Maqedonisë dhe në Portugali do të jenë me interes për të dy shtetet në vendosjen e marrëdhënieve më të përafërta dhe u zotua personalisht që të angazhohet për përforcimin e bashkëpunimit parlamentar të të dy shteteve.

Click