Udhëheqja parlamentare



E hënë, 19 tetor 2009

PJESËMARRJE E DELEGACIONIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË UNIONIN INTERPARLAMENTAR, NË GJENEVË

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në unionin Interparlamentar do të marrë pjesë në 121 Kuvendi i UIP që do të mbahet prej 19 deri në 21 tetor 2009 në Gjenevë, Zvicër.

Në përbërje të Delegacionit janë deputetët: z. Trajko Veljanoski, kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe shef i Delegacionit të UIP, z. Jani Makraduli, nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Rafiz Aliti, nën kryetar i Kuvendit, znj. Sillvana Boneva, z. Goran Misoski, znj. Flora Kadriu.

Sekretari i përgjithshëm i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Zharko Denkovski do të marrë pjesë në seancat të Shoqatës së sekretarëve të përgjithshëm, qe paralelisht mbahen ne kuadër të UIP-së.

Unioni Interparlamentar, i bazuar në vitin 1889 është organizacioni më i vjetër multilateral politik në të cilin marrin pjesë 153 parlamente nacionale dhe 8 organizata ndërkombëtare. Organizata botërore e parlamenteve me seli në Gjenevë ka statut të vëzhguesit të përhershëm ne kuadrin e OKB-së.

Click