Udhëheqja parlamentare



E premte, 18 shtator 2009

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË TRAJKO VELJANOSKI NË BUDAPEST MERR PJESË NË KONFERENCËN E KRYETARËVE TË PARLAMENTEVE KUSHTUAR INTEGRIMEVE EUROATLANTIKE TË SHTETEVE NGA RAJONI I BALLKANIT PERËNDIMOR

Në Konferencën, të cilën e hapi Kryetari i Parlamentit Hungarez d-r Bela Katona, marrin pjesë edhe kryetarët e parlamenteve të Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kroacisë, Serbisë dhe Malit të Zi.

Kryetari i Kuvendit, z. Trajko Veljanoski, si bashkëkryesues i sesionit kushtuar Integrimit në UE të shteteve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, në deklaratën e tij hyrëse theksoi se për Republikën e Maqedonisë qëllim strategjik janë integrimet euroatlantike. Gjegjësisht ne jemi të vetëdishëm se ajo do të thotë reforma thelbësore dhe harmonizim me legjislacionin europian dhe respektim të tërësishëm të standardeve në të cilat bazohet UE-ja. Nisur nga Marrëveshja për stabilizim dhe asocim, dhe nga të ashtuquajturat kritere të Kopenhagës në Maqedoni shumë seriozisht punojmë në miratimin dhe implementimin e tyre. Duke theksuar rolin kyç të parlamenteve në këto procese integruese, Kryetari i Kuvendit, z. Trajko Veljanoski, theksoi se Republika e Maqedonisë këtë vit bëri hapa kualitativë në realizimin e kritereve të saja. Ajo u pa edhe nga rekomandimet të UE-së për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Maqedonisë, dhe gjithashtu presim Maqedonia në Raportin vjeshtor të KE-së të fitojë rekomandim për marrjen e datës për nisje të bisedimeve.

Duke folur për integrimin e shteteve të rajonit, Kryetari i Kuvendit, z. Trajko Veljanoski, theksoj se UE-së tash duhen dy procese paralele. I pari është thellimi i cili për momentin është i ngadalësuar me ratifikimin e marrëveshjes së Lisbonës. Procesi i dytë është zgjerimi, i cili gjithsesi paraqet benefit për shtetet e rajonit, dhe në të njëjtën kohë edhe forcim i UE-së. Me këtë plotësohet edhe vizioni i evropianëve të mëdhenj dhe baballarëve të Evropës së bashkuar, theksoi Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski.

 

Click