Udhëheqja parlamentare



E premte, 06.03.2009, Sofje

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI SOT NË SOFJE  BISEDOI ME KRYETARIN  E REPUBLIKËS SË BULLGARISË, Z. GEORGI PËRVANOV

Në takim morën pjesë edhe anëtarët e delegacionit tonë, deputetët Cvetko Grozdanov, Roza Topuzova Karevska dhe Sonja Mirakovska. Kryetari i Republikës së  Bullgarisë, theksoi se marrëdhëniet e mira fqinjësore me Republikën e  Maqedonisë në të gjitha sferat, janë  njëri nga principet themelore të politikës së jashtme bullgare, sepse kjo është në interes si të dyja shteteve, ashtu edhe të rajonit në përgjithësi. Angazhimi ynë është që Republika e Maqedonisë të integrohet në struktura euroatlantike, me çka do të sigurohet stabiliteti i tërë rajonit. Qëndrimi dhe bindja ime personale është që kontesti me emrin nuk guxon të jetë pengesë për këtë, theksoi kryetari bullgar, z. Georgi Përvanov.

Click