Udhëheqja parlamentare



E martë, 19 maj 2009

KRYETARI I SENATIT TË REPUBLIKËS ÇEKE, Z. SOBOTKA NË VIZITË ZYRTARE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË ME FTESË TË KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. VELJANOSKI

Në biseda të dyja palët i theksuan marrëdhëniet shumë të zhvilluara mes dy parlamenteve, përkatësisht marrëdhëniet e gjithëmbarshme ndërmjet dy shteteve mike. Kryetari i Kuvendit, z. Trajko Veljanoski theksoi se Republika e Maqedonisë e çmon lart përkrahjen parimore të Republikës Çeke në realizmin e integrimeve tona euroatlantike. Si dhomë ligjdhënëse ne i realizojmë shumë seriozisht dhe me përgjegjësi të gjitha detyrat të cilat janë në agjendën tonë eurointegruese. Duke përkujtuar se Republika e Shqipërisë i ka plotësuar të gjitha kushtet për heqjen e regjimit të vizave, kryetari i Kuvendit, z. Trajko Veljanoski shprehu bindjen se deri në fund të kryesimit të Çekisë me Bashkimin Evropian, nga ana e Komisionit Evropian do të fitojmë rekomandim për liberalizimin e vizave për qytetarët maqedonas, ndërkaq deri në fund të vitit edhe datën për fillimin e negociatave. Ne jemi pjesë e Evropës, ne i përmbushëm të gjitha kriteret, e për këtë me të drejtë presim edhe respekt konsekuent të standardeve dhe principeve evropiane nga ana e institucioneve të Bashkimit Evropian, theksoi kryetari i Kuvendit, z. Trajko Veljanoski.

Në lidhje me kontestin e emrit, kryetari i Kuvendit, z. Trajko Veljanoski theksoi se Maqedonia është për negociata dhe kompromis, por ky kompromis nuk mund të bëhet në dëm të identitetit kombëtar, kulturor ose gjuhësor. Për këtë, ne e vlerësojmë lart faktin që Republika Çeke në marrëdhëniet bilaterale e shfrytëzon emrin tonë kushtetues.

Kryetari i Senatit Çek, z. Sobotka duke u falënderuar për vizitën dhe bisedat theksoi se prioritet i Republikës Çeke, si kryesuese me BE-në, edhe në të ardhmen do të  jetë anëtarësimi i plotë i shteteve nga rajoni në BE dhe NATO. Unë e shoh Maqedoninë si zemër të rajonit dhe për këtë në tërësi, personalisht, por edhe si kryetar i Senatit të Republikës Çeke e përkrah përcaktimin tuaj eurointegrues pasi ky është interesi juaj por edhe i të gjithëve në Evropë. Në këtë kuadër dua të theksoj se Republika e Maqedonisë i plotësoi të gjitha kushtet për heqjen e regjimit të vizave, përkatësisht qytetarët maqedonas të udhëtojnë lirisht në Evropë. Dua që me të rast të shpreh keqardhje të madhe për atë që Maqedonia edhe pse i plotësoi kriteret nuk mori ftesë për anëtarësim në Samitin e NATO-s në Bukuresht. Kur një shtet bëhet anëtar i cilësdo qoftë organizate ndërkombëtare ose multilaterale atëherë doemos duhet të respektohet identiteti i saj kombëtar dhe kulturor, e kështu duhet të jetë edhe shembulli me Republikën e Maqedonisë, theksoi kryetari i Senatit të Republikës Çeke, z. Sobotka.

 

 

Click