Udhëheqja parlamentare



E enjte, 05.03.2009

EKSPOZE E KRYETARIT TË KUVENDIT TRAJKO VELJANOSKI NË KUVENDIN POPULLOR TË REPUBLIKËS SË BULLGARISË

 

Për mua është nder i madh që kam mundësi nga foltorja e shtëpisë ligjvënëse demokratike më të lartë të Republikës së Bullgarisë t’u drejtohem juve, përfaqësues legjitimë të qytetarëve të Republikës së Bullgarisë. Ky nder dhe kënaqësi por njëkohësisht edhe përgjegjësi, është  më e madhe nëse merret parasysh fakti se Republika e Maqedonisë dhe Republika e Bullgarisë janë shtete fqinje miqësore, të cilat kanë lidhje shumë të zhvilluara politike, ekonomike dhe kulturore, e deri te marrëdhëniet e rëndomta njerëzore të përditshme, të cilat i kanë vendosur qytetarët tanë.

Click