Udhëheqja parlamentare



E martë 05. maj. 2009

FJALIMI I KRYETARIT TË KUVENDIT, Z. TRAJKO VELJANOSKI NË MBLEDHJEN SOLEMNE ME RASTIN E SHËNIMIT TË 60 VJETORIT TË THEMELIMIT TË KËSHILLIT TË EVROPËS

I nderuari kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe anëtarë të Qeverisë, Të nderuar kolegë deputetë, shkëlqesi, zonja dhe zotërinj, “Unë i shoh këto 12 yje si përkujtues se bota mund të jetë më e bukur nëse kemi guxim që kohë pas kohe të shikojmë në drejtim të tyre”. Këto fjalë para 19 vjetësh nga foltorja e Kuvendit Parlamentar të Këshillit të Evropës i shqiptoi Vacllav Havel. Sot, miq të nderuar, në Këshillin e Evropës shkëlqejnë 47 yje të cilat i bashkojnë rreth 800 milionë evropianë. Ideja për Evropën e bashkuar dhe formimin e trupit përfaqësues, i cili do të jetë i autorizuar të flasë, përkatësisht të veprojë në emër të gjithë Evropës, rrjedh qysh prej shek. XIX. Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore u paraqitën një numër i madh i lëvizjeve dhe organizatave, të cilat u përpoqën për bashkimin e Evropës. Në vitin 1947 këto grupe u bashkuan dhe formuan “Komitetin Ndërkombëtar të Lëvizjeve për Bashkimin e Evropës”, qëllimi i të cilit ishte koordinimi i aktiviteteve dhe rritja e efikasitetit të lëvizjeve të ndryshme evropiane. Rezultat i kësaj ishte Kongresi i njohur në Hagë, i mbajtur më 17 maj 1948, i njohur si Kongresi për Evropën.

Një vit më vonë, saktësisht para 60 vjetësh, në Londër dhjetë shtete evropiane: Belgjika, Danimarka, Franca, Irlanda, Italia, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar, e nënshkruan të ashtuquajturën Marrëveshje të Londrës, me të cilën u formua Këshilli i Evropës. Me këtë u bë hapi i parë në drejtim të realizimit të atij mendimi të njohur, i njërit prej burrështetasve më të mëdhenj evropianë dhe botërorë, zoti Vinston Çerçil - “Le të krijohet Evropa”, e shqiptuar në fjalimin e tij në Universitetin në Cyrih në vitin 1946.

Zonja dhe zotërinj, para 60 vjetësh kur u nënshkrua Marrëveshja e Londrës, Evropa ende i shëronte plagët e thella që ia shkaktoi njëra nga tragjeditë më të mëdha në historinë e njerëzimit - Lufta e Dytë Botërore.

Para 60 vjetësh në Evropë u lëshua ”perdja e hekurt”, e cila e ndau Evropën në shtete të lira dhe popuj dhe në popuj dhe shtete, të cilat madje 40 vjet më vonë, me rënien e murit të Berlinit do ta ndjejnë lirinë dhe demokracinë e vërtetë.

Me të vërtetë sot cilido prej nesh vështirë do të mund ta përfaqësojë Evropën e këtillë siç është të mos ishin vizat, por edhe guximi i Vinston Çerçilit, Robert Shumanit, Gasparit, Adenauerit dhe disa evropianëve të tjerë. A nuk është vizionare, por edhe guxim nëse në fjalimin e përmendur, Vinston Çerçili si kusht për krijimin e familjes evropiane, në vend të parë e vendos partneritetin dhe miqësinë e vërtetë ndërmjet Francës dhe Gjermanisë. Sot kjo miqësi është realitet dhe shembull i vërtetë për të gjitha shtetet tjera se si t’i zgjidhin antagonizmat historike.

Të dashur miq

Qëllime themelore të Këshillit të Evropës janë paqja, demokracia dhe të drejtat e njeriut. Vlerat dhe principet që janë të pandashme dhe ndërmjet tyre  komplementare. Mu për këtë një nga dokumentet e para që është miratuar në Këshillin e Evropës është Konventa  Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut e miratuar në Romë në vitin 1950. Respektimi dhe zbatimi i dispozitave dhe principeve nga kjo Konventë sot është sine kva non, pa të cilin nuk mund të flasim për të drejtat e njeriut, për demokraci, kurse pa të nuk ka as paqe. Prandaj çdo shoqëri, çdo shtet, çdo qeveri, nëse do të identifikohet si demokratike patjetër duhet t’i respektojë këto principe.

Sot kur e shënojmë gjashtëdhjetë vjetorin me krenari dhe kënaqësi mund të themi se ato ide vizionare dhe guximi u bë realitet.

Në këto 60 vjet të veprimit të vet Këshilli I Evropës arriti t’i mbledhë nën pullazin e përbashkët thuajse të gjitha shtetet e Kontinentit Evropian. Shtetet dhe popujt me histori, kulturë, gjuhë të ndryshme të bashkuar rreth interesave dhe vlerave të përbashkëta, kurse ato janë të drejtat dhe liritë e njeriut, demokracia dhe sundimi i së drejtës.

Me veprimin e vet Këshilli i Evropës në periudhën e kaluar u dëshmua edhe jashtë Kontinentit të Evropës. Sot ai paraqet fuqi të vërtet morale. Fuqi që në praktikë manifestohet në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, zaten sivjet do të shënojmë 50 vjetorin e ekzistimit të saj, më tej nëpërmjet  Komunitetit të ministrave që i përfaqësojnë qeveritë dhe shtetet anëtare nëpërmjet Komisariatit të Lartë për të Drejtat e Njeriut. Komisioni i Venezuelës, e gjithsesi ndërmjet Kuvendit Parlamentar të Këshillit të Evropës në të cilin artikulohen interesat e 800 milionë evropianëve përmes 318 përfaqësuesve të zgjedhur dhe po aq zëvendësve të tyre. I përmenda vetëm disa prej institucioneve të cilat veprojnë në suazat Këshillit të Evropës ku mendoj se janë edh më të njohura. Zonja dhe zotërinj, të respektuar shokë, Siç thash në fillim, para 60 vjetësh në Evropë u lëshua perdja e hekurt. Republika e Maqedonisë si pjesë konstituive e RSFJ-së, për fat të keq nga ajo anë e perdes në të cilën të drejtat e njeriut, demokracia dhe e drejta për sundim janë cenuar nga një ideologji. Me rënien e murit të Berlinit, ra edhe ajo ideologji, ndërsa më 1991 duke e respektuar vullnetin e qytetarëve të saj të shprehur me referendum Republika e Maqedonisë u pavarësua, ndërsa parasë gjithash, duke plotësuar të gjitha ato kushte dhe principe me çka një shtet karakterizohet si subjekt i pavarur dhe i mëvetësishëm në bashkësinë ndërkombëtare.  Për fat të keq, mu në fillim nga ana e fqinjit tanë jugor në bashkësinë ndërkombëtare u imponua kontesti absurd me emrin tonë kushtetues. Kontest  i cili mu në fillim e ngadalësoi anëtarësin e plotë në organizatat ndërkombëtare dhe me atë edhe në Këshillim e Evropës. Prej vitit 1993 Maqedonia është e pranishme në Këshillin e Evropës me statusin e mysafirit special, ndërsa në vitin 1995 bëhet anëtare e plotfuqishme. 

Me marrjen e  statusit anëtare e plotfuqishme, Republika e Maqedonisë në mënyrë aktive merr pjesë në punën e të gjitha institucioneve të cilat janë në kornizat e Këshillit të Evropës, por njëkohësisht dhe me përgjegjësi i zbaton detyrimet e veta të cilat dalin nga vetë anëtarësia. Ndër punët e para që i kemi bërë ka qenë nënshkrimi i ratifikimit të konventave të cilat i ka miratuar Këshilli i Evropës. Do ta përmend gjithashtu Konventën për mbrojtjen e drejtave dhe lirive të njeriut, si dhe të gjitha protokollet të cilat vijuan, ndërsa të cilën e ratifikuam më vitin 1997, deri në ratifikimin e fundit të kësaj shtëpie në shkurt të këtij viti, Konventa për preventivë kundër terrorizmit. Por nënshkrimi dhe  ratifikimi do të ishte vetëm shkronjë e vdekur në letër nëse ato principe dhe dispozita nga konventat ose rekomandimet nuk i inkorporojmë në legjislacion, e pastaj me rëndësi në praktikë. Më lejoni të theksoj disa projekte të tilla të suksesshme ligjore të bëra me ndihmën  e Këshillit të Evropës. Rasti i parë është Ligji për Ombudsmanin. Ligj i cili është i lidhur ngushtë me të drejtat dhe lirit e njeriut, meqenëse i mbron qytetarët para shkeljes së drejtave të tyre nga ana e organeve shtetërore.

T'ju përkujtoj rishtazi këtu e shqyrtuam raportin e Avokatit të Popullit edhe atë, që është shumë me rëndësi me dy dimensione. E para është se ai, si institucion i pavarur  gjithnjë e më tepër e përforcoi gjendjen e vet në sistemin e përgjithshëm juridik dhe njëkohësisht është gjerësisht i njohur nga qytetarët si institucion i cili gjithmonë është në anën e tyre. Më tej, me ndihmën e Komisionit të Venecias si dhe me ekspertizën e tyre profesionale janë miratuar shumë ligje sistemore, ku do ta përmendi legjislacionin zgjedhor, e deri në ndryshimet e fundit kushtetuese të cilat i bëmë më herët.

Zonja dhe zotërinj,

Të drejtat e njeriut dhe demokracia nuk janë kategori statike. Përkundrazi, ato janë kategori dinamike të cilat duhet të përsosen vazhdimisht. Republika e Maqedonisë në këto vite të pavarësisë dhe në këtë periudhë të transicionit ka trend të theksuar, i cili na identifikon si shtet demokratik në të cilin respektohen të drejtat dhe liritë e njeriut  dhe në të cilin mbisundon drejtësia. Kjo është edhe më e rëndësishme për ne nëse merret parasysh se shoqëria maqedonase është multietnike, multikulturore dhe multifetare. Madje edhe në periudhat më të vështira për shtetin dhe qytetarët , mendoj për konfliktin e vitit 2001, megjithatë, metodat demokratike, e ky ishte dialogu, i mundën armët. Për këtë na ndihmuan edhe miqtë tanë dhe institucionet ndërkombëtare, me ç’rast rol të madh luajti edhe Këshilli i Evropës. Megjithatë, nëse të gjithë ne si qytetarë dhe si politikanë nuk do të tregonim se kemi kapacitet demokratik dhe se megjithatë mbi të gjitha e vlerësojmë lart jetën dhe dinjitetin njerëzor, konflikti mund të kishte pasoja shumë më tragjike jo vetëm për të gjithë ne, por edhe për rajonin. Rezultat i atij dialogu ishte Marrëveshja kornizë të cilin e implementuam me sukses në mënyrë normative, mendoj në amendamentet kushtetuese dhe ligje, por edhe në praktikë.

Është fakt që për këtë morëm ndihmë shumë edhe nga bashkësia ndërkombëtare dhe gjithsesi nga Këshilli i Evropës, por doemos duhet të theksoj edhe rolin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, sepse pikërisht këtu, në këtë shtëpi dhe në këtë sallë janë miratuar të gjitha ligjet dhe ndryshimet kushtetuese të cilat kanë dalë nga Marrëveshja kornizë. Me këtë rast nuk mendoj vetëm në këtë përbërje parlamentare por edhe në përbërjen e mëparshme.

Miq të nderuar,

Dialogu si metodë e zgjidhjes së çështjeve të hapura, e kjo është njëra ndër parimet themelore në bazë të cilave mbështetet edhe Këshilli i Evropës, ne e pranuam edhe si metodë për zgjidhjen e problemit më absurd, të cilin na e imponoi fqinji jonë jugor, ajo është emri ynë kushtetues. Pikërisht nga fakti se bëhet fjalë për problem absurd dhe presedan në bashkësinë ndërkombëtare ai vështirë zgjidhet. Megjithatë, ne nuk heqim dorë nga dialogu dhe negociatat të cilat shpijnë  në zgjidhje. Republika e Maqedonisë është e gatshme për kompromis por ai kompromis nuk mund të jetë në dëm të identitetit tonë nacional, kulturor ose gjuhësor.

Zonja dhe zotërinj, besoj se nuk duhet të përkujtoj se pikërisht Këshilli i Evropës në ekzistimin e tij gjashtëdhjetëvjeçar ka miratuar më shumë konventa dhe dokumente të tjera të cilat i dedikohen mbrojtjes së identitetit nacional, kulturor dhe gjuhësor të bashkësive më të vogla etnike. Sepse, pikërisht ajo pasuri e nacionaliteteve, kulturave dhe gjuhëve ia jep fuqinë Evropës. Duhet të përkujtoj se pikërisht për shkak të këtij kontesti absurd Maqedonia nuk u bë anëtare e barabartë në NATO edhe pse të gjithë e dimë se për hyrje në Aleancë është e nevojshme të plotësohen pikërisht standardet të cilat i dedikohen të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të së drejtës. Sinqerisht, besoj se tani, kur presim heqjen e regjimit të vizave dhe marrjen e datës për negociata me Unionin Evropian, serish nuk do të na ndodh ajo që ndodhi në Bukuresht.

Republika e Maqedonisë, qytetarët e saj dhe institucionet, e merituan këtë, sepse i përmbushën detyrat e tyre, vërejtjet dhe porositë. A thua dikush nuk ka  fuqi ta parafrazojë evropianin e madh Havel, të shikojë më lartë në ato 12 yjet e flamurit të Këshillit të Evropës, a thua dikush i harroi fjalët e Shumanit se Evropa e bashkuar do të mund të krijohet vetëm nëse respektohet parimi i solidaritetit, mbetet të shohim.

Miq të nderuar,

Në këto 60 vjet, shënojmë ndryshime dinamike dhe historike në Evropë. Por, dinamika e botës, e me të edhe e kontinentit tonë vazhdon dhe sjell sfida të reja. Në  këtë çast, sigurisht sfida më e madhe për të gjithë ne është kriza ekonomike botërore, e cila drejtpërdrejt godet miliona njerëz në Evropë por edhe në botë. Përgjigjet e këtyre sfidave sikur deri më tani do t’i kërkojë dhe jam i bindur se do t'i japë edhe Këshilli i Evropës. Këtë e them nga shkaku se kriza ekonomike drejtpërdrejt i goditi edhe të drejtat themelore sociale, të cilat janë pjesë e të drejtave të përgjithshme të njeriut. Në të njëjtën kohë jam i bindur se Këshilli i Evropës dhe trupat e tij, nga Gjykata për të drejtat e njeriut, Këshilli i Ministrave, Komisioni i Venedikut, deri te Asambleja Parlamentare, do të vazhdojnë me sukses të punojnë për të mirat e 800 milionë evropianëve me të edhe të mbarë botës. Lejoni në fund t’i citoj fjalët e Kryetarit të Asamblesë Parlamentare, të zotit Lui Maria de Puç:

“Para 60 viteve themeluesit e Këshillit të Evropës fuqinë e shterën nga ëndrrat e tyre.
Sot fuqia jonë është realitet që del nga të gjitha shtetet e kontinentit, të bashkuar bashkë. Tani, këtë fuqi të mos e harxhojmë kot, por në rritjen e saj të vërtetë."

Click