Udhëheqja parlamentare



E premte 27. 02.2009, Paris

REFERIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË TRAJKO VELANOSKI NË KONFERENCËN E KRYETARËVE TË PARLAMENTEVE TË SHTETEVE ANËTARE TË UNIONIT EVROPIAN NË PARIS

I nderuar kryesues , ekselenca, zonja dhe zotërinj  

Me të vërtetë është privilegj, por edhe përgjegjësi këtu në atdheun e   themeluesve të Evropës së Bashkuar, Robert Shuman dhe Zhan Mone të flitet për temën e dhënë: ”Evropa dhe menaxhimi me kriza. Përfshirja e Parlamenteve nacionale’’. Këtë e them për arsye se projekti i themeluesve të Evropës së Bashkuar, Unionit Evropian të sotëm është përgjigje e një nga konflikteve më të tmerrshme në historinë e Evropës, gjegjësisht të civilizimit njerëzor.     

Zonja dhe zotërinj,

Në fillim të këtij shekulli, Republika e Maqedonisë u ballafaqua me një nga krizat më të mëdha në historinë më të re. Konflikt që bazohej mbi çështjet etnike, i cili me ndihmën e Bashkësisë Ndërkombëtare, por edhe me determinimin historik të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë për bashkëjetesë dhe tolerancë ndaj tjetrit dhe të ndryshmit, e zgjidhëm me Marrëveshjen kornizë. Dhe pikërisht nga nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje fillon roli dhe përgjegjësia e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për implementimin Kushtetues të saj, dhe zbatimin në praktikë. Besoni se ky proces nuk ishte i lehtë dhe zgjat akoma, por sot Marrëveshja kornizë është model i suksesshëm funksional për një shtet multietnik, multikulturor,  multikonfesional, e para së gjithash shtet demokratik siç është Republika e Maqedonisë. Principet e kësaj Marrëveshjeje sot janë përditshmëri e jonë, por edhe udhërrëfyes për gjeneratat e ardhshme, dhe besoj që është model   funksional,  prej të cilit mund të mësojnë shumë shtete kur bëhet  fjalë për   bashkëjetesë dhe demokraci ndëretnike.  

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, sot është reflektim i veçantë i heterogjenitetit nacional maqedonas ku realizohet e drejta për shfrytëzimin e gjuhës amtare, ku realizohet obligimi për përfaqësim të drejt të përfaqësuesve të bashkësive etnike në administratën publike e kështu me radhë. Dhe dua  të theksoj, ai reflektim pozitiv  mund të ndihet  në të gjitha nivelet dhe në të gjitha sferat, prej arsimit në gjuhën amtare deri te simbolet nacionale.     

Në Kuvendin e Maqedonisë, si trup i tij i përhershëm, vepron Komiteti për   Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, i cili vigjilon mbi krijimin e bashkëjetesës   ndëretnike, demokracisë dhe drejtësisë.  Pikërisht realizimi i Marrëveshjes   kornizë në të gjitha nivelet, nga Parlamenti deri te vetadministrimi lokal, është   model i mirë për përforcimin e asaj që ne e quajmë dialog politik. Vlerën që   ndoshta ngadalë por sigurt e miratojmë dhe bëhemi të vetëdijshëm  dhe përgjegjës se pa të nuk mund ta realizojmë demokracinë te ne.  

   Zonja dhe zotërinj,
  
Unioni Evropian me vlerat e tij, me pozitën dhe standardet, dhe këtu do ta shtoja edhe Aleancën e NATO-s, që është faktori i dytë i fuqishëm, i cili krahas Marrëveshjes kornizë e përforcon homogjenizimin në shoqërinë heterogjene maqedonase. Jemi të vetëdijshëm se patjetër duhet t’i kryejmë detyrat tona që të bëhemi anëtare të Unionit Evropian. Dhe pikërisht këtu roli dhe përgjithësia  e  Kuvendit   maqedonas vërtetohet çdo ditë dhe me transparencë, si para opinionit vendas por edhe para Bashkësisë ndërkombëtare. Edhe më tepër atë përgjegjësi e ndjejmë duke pasur parasysh se rajoni ende është fragjil. Për këtë kujdes  të veçantë si Parlament i kushtojnë bashkëpunimit rajonal.  

Të nderuar miq,  

Evropa e bashkuar nuk mund të ndërtohet përnjëherë, ajo do të ndërtohet   nëpërmjet arritjeve konkrete, duke krijuar para së gjithash solidaritet    mbështetur në fakte, mendim të cilin evropiani i madh Shuman e ka shkruar   në vitet e largëta të 1950-ës.  Ne qytetarët e Republikës së Maqedonisë  tani   presim heqjen e regjimit të vizave, sepse në këtë sferë kemi rezultate    konkrete, sipas standardeve evropiane. Prandaj  dua në fund t’ju kujtoj  një   evropian të madh dhe miku ynë, euro-komisarin  zotin Oli Ren, që   shkruan: “Kufijtë që janë restriktivë i ngushtojnë mendjet tona, i kufizojnë aksionet tona  dhe e zvogëlojnë ndikimin tonë. Kufijtë që zgjerohen i çlirojnë mendjet tona,   stimulojnë në aksione dhe e rrisin ndikimin tonë”.

Republika e Maqedonisë dhe qytetarët maqedonas sot këtë e meritojnë, para   së gjithash në bazë të fakteve dhe detyrave të përfunduara.  


Ju faleminderit për kujdesin

Click