Udhëheqja parlamentare



E enjte, 26.02.2009

REFERIMI I Z. TRAJKO VELJANOSKI, KRYETAR I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË ME RASTIN E PESËVJETORIT TË HUMBJES SË JETËS TË KRYETARIT BORIS TRAJKOVSKI

I nderuar Kryetar i Republikës së Maqedonisë,
I nderuar kryetar dhe anëtarë të  Qeverisë së Republikës së Maqedonisë,
E nderuara zonja Villma  dhe anëtarë të familjes Trajkovski,
Zonja dhe Zotëri deputetë,
Të nderuar ekselencë, përfaqësues bujar të bashkësive fetare,
Miq besnikë të kryetarit Boris Trajkovski,
Zonja dhe Zotëri,
Kaluan pesë vite nga fatkeqësia tragjike e aviacionit ku humbi jetën kryetari  Boris Trajkovski, së bashku me tetë  bashkëpunëtorët e tij.

Kaluan pesë vite nga momenti kur qytetarët e Republikës së Maqedonisë e humbën njeriun e shquar, i cili ishte personi krijues dhe zemërgjerë - virtytet që ndonjëherë na mungojnë aq shumë në politikë. Kaluan pesë vite nga momenti kur bota humbi personin më të rëndësishëm politik, i cili në mënyrë të barabartë kujdesej për popullin e tij, por edhe për të gjithë popujt në tërë botën. Personaliteti, i cili duke punuar për suksesin e Maqedonisë, përpiqej për një botë të re dhe më të mirë, e cila moto do të jenë feja, shpresa dhe dashuria,ndërmjet të gjithëve dhe për gjithçka.

Sot, nëse kthehemi më mbrapa në kohën e kaluar,do të vërejmë, se edhe më  e fortë  është bindja jonë në rregullshmërinë e vlerave dhe të vizioneve për të cilat angazhohej Borisi.
Sot, të saktë para sfidave me të cilat ballafaqohemi, kuptojmë se e vetmja politike e drejtë e sinqeritetit dhe e dashurisë ndaj popullit të vet, dhe  ndaj tërë botës, pikërisht siç vepronte kryetari ynë i ndjerë.


Të dashur miq,
Dhembja është ndjenjë, e cila te çdo njëri manifestohet në mënyrë të ndryshme.
Ajo me intensitetin e vet dhe fuqinë  ngulitet në memorien e të nderuarve.
Ajo, dhembja,na kujton se sa disa personalitete e kanë përcaktuar mendimin për jetët tona dhe bashkësinë tonë.
Borisi me angazhimin e tij politik,humaniteti dhe përkushtimit ngulitet në memorien kolektive të qytetarëve të Maqedonisë.
Borisi me veçoritë e tij personale dhe karakterin, u bë simbol, të cilin  njësoj e vlerësojnë dhe e duan të gjithë qytetarët e shtetit tonë,  pavarësisht nga përkatësia nacionale, fetare ose politike.
Ato vlera mendimet dhe vështrimet e Boris Trajkovskit sot edhe më shumë janë aktuale.
Pikërisht për këtë shkak mbledhja e sotme e Kuvendit, si dhe aktivitetet tjera të cilat bashkërisht i përgatitim me Fondacionin “Boris Trajkovski” jam i sigurt, se do të jenë të kuptuara si shtojcë shtetërore në drejtim të zhvillimit të mëtutjeshëm, të trashëgimisë politike dhe humanizmit të kryetarit Boris Trajkovski.
Atë ia kemi borxh, atij dhe familjes së tij, por edhe më tepër ia kemi borxh vetvetes, të cilët sot në këtë ose në atë mënyrë e krijojmë politikën,sjellim vendime dhe bartim përgjegjësi për shtetin dhe ardhmërinë e qytetarëve.

Të nderuar kolegë,
Funksioni kryetar i Republikës së Maqedonisë Boris Trajkovski e kryente deri në vdekjen e tij tragjike.
Ky njeri i madh, u ndal në timonin e anijes maqedonase, në periudhën e mbushur me stuhi dhe mot të ligë, në të cilën duhej urtësi, trimëri dhe rëndësia e të njëjtit qe të çohet në ujërat e qeta të mirëkuptimit ndëretnik dhe tolerancë,të çrregulluara fortë me konfliktin ushtarak të vitit 2001.

Maqedonia i fitoi sfidat dhe hyri në periudhën   emëruesi i të cilit janë proceset të konsolidimit të mbrëmshëm dhe angazhimit në drejtim të sigurimit  të ardhmërisë së saj evropiane. 
Është i njohur mendimi i tij, se është më mirë një mijë ditë të negociohet se sa një ditë të luftohet.
Rezultat i këtillë, i përcaktimit të tij, i cili themelohej në sistemin e tij të vlerave ishte Marrëveshja kornizë e Ohrit.
Rezultati ishte paqe në vend të konfliktit, realiteti i ri demokratik i Maqedonisë në vend të mosmarrëveshjeve, ardhmëria evropiane në vend të  kaluarës së errët.
Tani në vitin e largët 2001, kur pak disa politikanët kishin fuqi të ndalen para kombit që ta fitojnë lirinë, Borisi do të thotë: “Marrëveshja kornizë nuk është e përkryer, por asnjë marrëveshje nuk ka qenë dhe ajo është diçka më e mira që e ka Maqedonia, sepse alternativa është luftë dhe ndarje”.
Sot kombi e njeh fuçinë e atyre fjalëve të shqiptuara dhe e vazhdon veprën e tij, në të cilën imperativ është bashkësia dhe respektimi ndërmjet maqedonasve, shqiptarëve, turqve, serbëve, romëve, vllehve dhe boshnjakëve.
Boris Trajkovski deri në fund të jetës së vet, duke u nisur nga kompetencat e tij  kushtetuese, por  më shumë me kredibilitetin  e vet moral, angazhohej për implementim  konsekuent të marrëveshjes kornizë.
Në referimin e vet, para kësaj shtëpie në dhjetor të vitit 2003 ai tha: “Po afrohemi kah fundi i miratimit të parimit të plotë juridik për zbatimin e suksesshëm të marrëveshjes së Ohrit, çka paraqet hap të madh përpara kah reformat që do të na afrojnë kah standardet e demokracisë evropiane.  Megjithatë ajo që është veçanërisht e rëndësishme, nuk është plotësimi formal i obligimeve të marrëveshjes, por, para së gjithash, qëllimi i sinqertë dhe bindja e njerëzve se ato vendime janë të drejta. Është e domosdoshme të ndryshohet mentaliteti i individit, me qëllim që të tejkalohen paragjykimet që paraqesin kanosjen më të madhe  për idetë më të mira që i bart koha.”...


Zonja dhe zotërinj,
Dispozitat e Marrëveshjes kornizë, janë pjesë përbërëse e kushtetutës dhe janë të futura në Ligje.
Implementimi i saj shkon mirë, por ky është një proces, i cili  duhet rregullisht  të kultivohet dhe të përkujdesej.
Në çdo rast duhet të kemi parasysh  frymën dhe vlerën e tij, veçanërisht ne, të cilët si rezultat i vullnetit të popullit jemi të privilegjuar, që të kujdesemi për udhëheqjen me shtetin. E theksuara është aq më e rëndësishme, nëse merret parasysh se për më pak se një muaj do të mbahen zgjedhjet presidenciale dhe lokale.
Besoj se këto zgjedhje do të kalojnë në atmosferë ferr dhe demokratike.
Besoj në përgjegjësinë shtet formuese të liderëve politikë, të cilët e dinë se interesat partikulare nuk guxojnë të dominojnë mbi interesin shtetëror.
Besoj në kapacitetet e institucioneve të sistemit, të cilat do t’i sigurojnë parimet ferr, dhe  të paanshme të dominojnë në procesin zgjedhor, i cili na pret.
Besoj se kemi kapacitet si shtet dhe si qytetarë t’i tejkalojmë stereotipet, sipas të cilave kundërshtari ynë politik është armiku ynë politik.
Përfundimisht, besoj sepse jam i bindur se qëllimi ynë i përbashkët është Maqedonia Evropiane e vetme, ndërsa jo shtet i ndarjeve dhe i mospajtimeve.

Të dashur miq,

Funksionin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë, Borisi e kuptonte dhe e kryente në pajtim me kompetencat e caktuara Kushtetuese. Në ato korniza, ai si jurist me vokacion, çdo herë angazhohej për funksionim konsekuent dhe të plotë të institucioneve. Ai me autoritetin e vet moral ishte faktor i rëndësishëm bashkëkohor, qendër për rreth të cilit gravitonte politika e Maqedonisë. Këtë trashëgimi politike të tij, jemi të detyruar ta përsërisim dhe ta përmendim. Të fundit për obligimin që e kemi para nesh, para qytetarëve dhe veçanërisht para Maqedonisë, e cila duhet pas çdo dite të kaluar të bëhet vend sa më i mirë për jetesë.
Boris Trajkovski aktivitetin dhe vizionin e vet për ardhmëri më të mirë, nuk e kufizonte vetëm në atdheun dhe qytetarët e vet. Ai vëmendje të posaçme çdo herë i kushtonte edhe ardhmërisë së rajonit, por edhe më gjerë në botë. Mu për këtë në bashkësinë ndërkombëtare vlerësohej si lider i Evropës juglindore. Duke u kthyer nga distanca e sotme, kuptojmë se themeli i suksesit të kryet tonë të ndjerë në plan ndërkombëtar shtrihej në dy konstanta që e përcaktonin prirjen e angazhimit të tij politik: njëra konstantë është sistemi i tij i vlefshëm, me të cilin njeriu dhe dashuria çdo herë ishin në kulm, ndërsa konstanta tjetër përqendrohej në përgjegjësinë për afirmim të interesave shtetërore të Maqedonisë në planin ndërkombëtar. Ndërmjet atyre angazhimeve të veta dhe realizimi i aktiviteteve ndërkombëtare, do të doja t’ju kujtoj në konferencën ndërkombëtare, e cila u mbajt në Ohër, në gusht të vitit 2003 me titull “Dialogu ndërmjet civilizimeve”.
Duke hapur konferencën Boris Trajkovski do të thotë:
“imperativi që të vërtetohen principet e dialogut, sot është i  nevojshëm më shumë se asnjëherë më parë. Fakt është se raca njerëzore jeton e ndarë në kontekstet në numër kulturore dhe modele civilizuese.. Poashtu është fakt se marrëdhëniet hierarkike që vendosin dikë mbi dikë, ose afirmon njërin ndërsa diskreditojnë të tjerët, nuk mund dhe nuk guxojnë të ndërtohen ndërmjet tyre. Nuk ka kultura superiore dhe inferiore. Nuk ka civilizime superiore dhe inferiore. Nuk ka raca superiore dhe inferiore, gjuhë dhe religjione. Ajo është për atë se nuk ka qenie njerëzore inferiore” – do të përmbyll Trajkovski.
Dhe tani më lejoni që këto mendime të tij, ti vendosë në kontekst të aktualiteteve të sotme në botë. Në njërën anë kemi procese fuqishme të globalizimit, por njëkohësisht bëhet fjalë edhe për përplasje civilizuese. Bota, por edhe ne ballafaqohemi me krizën ekonomike dhe me det të problemeve sociale që e brejnë sistemin e vlerave të popujve dhe shteteve. Të gjitha këto    serioze për botën dhe për atë do të kalojnë shumë vite para mbylljes së tyre. Megjithatë një është e sigurt, pikërisht se baza për tejkalimin e tyre është dialogu dhe mirëkuptimi, mu ashtu siç Borisi e kuptonte politikën.

 Zonja dhe zotëri,
Nuk do të flas shumë për takimet e shumta bilaterale që Kryetari Boris Trajkovski i kishte, por dua t’ju kujtoj se ai ishte edhe iniciator i idesë për lidhje ndërmjet Maqedonisë; Kroacisë dhe Shqipërisë si Grupi i Adriatikut për shkak të inkuadrimit sa më të shpejtë në NATO.
Megjithatë, për fatin tonë të keq ky vizion i Boris Trajkovskit, nuk u realizua në tërësi.
Republika e Maqedonisë nuk u bë anëtare e NATO-s vitin e kaluar, posaçërisht, për shkak të qëndrimeve të njohura absurde nga fqinji ynë jugor, i cili e pengoi realizimin e qëllimit tonë të përbashkët civilizues. Në çdo rast, pavarësisht nga ky realitet, nëse i qasemi kësaj sfide nacionale me kodin e vlefshëm të Borisit, do të kuptojmë se padrejtësitë edhe më shumë na motivojnë të qëndrojmë në  qëllimin për realizimin e synimit për integrimin e Maqedonisë në NATO.
Maqedonia ka forcë ta mbrojë dinjitetin e vet nacional, dhe t’i bindë miqtë e saj se parimet juridike dhe të drejtësisë patjetër të zbatohen edhe në rastin tonë.
Maqedonia ka forca t’i rezistojë sprovave pa lëshuar nga territori i saj shtetëror.
Maqedonia edhe më tutje qëndron në rrugën e vet, për realizimin e plotë të detyrave të veta, për inkuadrim në Unionin Evropian dhe në NATO.
Liderët politik në të ardhmen edhe më shumë duhet të qëndrojnë pas ardhmërisë evropiane të shtetit të tyre, në kuadër të procesit në të cilin nuk kërkojmë të jemi të privilegjuar, por njëkohësisht fortë do të qëndrojmë në pozicionet reale dhe me matësi  të vlerësohet puna jonë, arritjet dhe përpjekjet.
Në këtë proces është me rëndësi përvoja e personaliteteve të mëdha nga historia jonë, siç ishte Borisi i pamohueshëm.
Politika e tij e bashkëpunimit, dhe jo konfrontimeve, e mirëkuptimit, e jo  ndarje,  të sinqeritetit  e ,jo  dy fytyrës, duhet të dominojë në  çështjet të cilat i reflektojnë interesat shtetërore maqedonase, siç janë anëtarësimi i atdheut në strukturat evropiane dhe euroatlantike.

Të nderuar miq,
Trashëgimia të cilën na e la Boris Trajskovski është e madhe, ashtu siç ishte e madhe dashuria që ai e kishte për popullin e tij dhe për shtetin e tij.
Mallin për ndërprerjen tragjike të jetës së tij e ndajmë të gjithë, edhe pse atë më thellë e ndjejnë  më të afërmit e tij.
E dimë se disa gjëra thjeshtë nuk mund t’i kthejmë, por ndjej nevojë në emër të shtetit - të nderuar anëtarë të familjes Trajkovski - t’iu them se më së paku që mund të bëjë Maqedonia për Presidentin Trajkovski është që të kultivojë, ta respektojë, të kujdeset dhe të  rindërton trashëgiminë e tij, dhe të afirmojë personalitetin e tij,  dhe veprën si vlerë maqedonase nacionale, qytetare, përkatësisht vlerën shtetërore. Atë e bënim në periudhën pas nesh dhe do të vazhdojmë ta bëjmë në vitet që vijojnë.

Borisi është faqe e ndritur në historinë më të re maqedonase.
Borisi është  personifikimi i një sistemi të vlerave për të cilën vlen të përpiqemi.
Borisi është Presidenti ynë, i cili suksesin e Maqedonisë e njomi me jetën e tij.
Pikërisht për këtë, por edhe për shumë gjëra tjera, ai mbetet personalitet, trashëgimia e të cilit edhe në të ardhmen do ta përcaktojë domethënien e politikës maqedonase.
Maqedonia do të tregojë se din t’i vlerësojë vlerat pozitive.
Maqedonia do të vazhdoj të bëjë hap në rrugën e demokracisë dhe respektin e ndërsjellë, ashtu siç e bënte atë Boris Trajkovski.
Prezantuesit  politikë të  popullit edhe më shumë do t’i përkulen njerëzimit dhe sinqeritetit, si vlera të cilat ishin pjesë e sjelljes politike të personalitetit, përvjetorin e të cilit e shënojmë sot.
Duke e pasur  parasysh atë ,do të mbarojë me një fjali, të cilën shumë herë nga ky njeri i madh e kemi dëgjuar në këtë  pallat ligjvënës, por edhe në vende dhe rrethana tjera.

“TË JENI GJALLË E SHËNDOSHË  DHE ZOTI  E  BEKOFTË MAQEDONINË”.

Ju faleminderit.

Click