Aktivitetet



E mërkurë, 27 tetor 2010

ANËTARËT E KOMITETIT PËR MARRËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE KISHIN TAKIM ME PËRFAQËSUESIT E ORGANIZATËS JOPROFITABILE KRISTIJAN SHFARC -SHILING

Më 26 tetor 2010, me kërkesë të përfaqësuesve të organizatës gjermane joprofitavile Kristijan Shfarc -Shiling, CSSP projekti për Maqedoninë, në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, u mbajt takim me anëtarët e komitetit me temën puna e Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive dhe roli i tij në realizimin e drejtave të bashkësive në Republikën e Maqedonisë.

Në takimet individuale dhe të veçanta morën pjesë anëtarët e komitetit, z. Qenan Hasipi, zëvendëkryetar i komiteti, znj Katerina Dimeska, znj. Anita Kiparizovska Krsteska, z.Imer Selmani, z. Besim Dogani, z. Avdija Pepiç, z. Rafiz Haliti, z. Mende Dinevski dhe z. Nikolla Çurçiev.

Në takim morën pjesë d-r Dietar Volkevic, anëtar i Bordit të  CSSP projektit dhe përgjegjës për marrëdhëniet e brendshme dhe znj.Kristina Stenner, projekt-menaxhere për Maqedoninë. Në shoqërim të tyrin ishte, z. Kujtim Deari, koordinator i CSSP projektit për Maqedoninë.

Projekti CSSP për ndërmjetësim Integrativ është financuar nga Parlamenti Gjerman dhe ka filluar me punë, në Maqedoni më 2006, në Komunën e Strugës ku janë fokusuar në marrëdhëniet ndërnacionale, duke forcuar Këshillin për Marrëdhënie Ndërnacionale dhe zgjidhjen e problemeve në nivelin lokal. Projekti i përmendur do të filloj të realizohet edhe në komunat Gazi Babë dhe Kumanovë.

Në takimet me anëtarët e komitetit ishte biseduar për rolin e komitetit në realizimin e të drejtave të bashkësive nacionale në Republikën e Maqedonisë. Konstatohet se në komitet si prodhim i drejtpërdrejtë i Marrëveshjes kornizë të Ohrit dhe Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, nuk guxon të ndalohet debati lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me të gjitha bashkësitë, duke pasur parasysh strukturën etnike të shtetit. Ishin shprehur mendime pozitive për funksionimin e Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, megjithatë kishte edhe propozime për përparimin e punës dhe rezultateve më të kënaqshme në punë. Debatet për të gjitha temat në një shoqëri multietnike, siç është Maqedonia, duhet në vazhdimësi të organizohen, veçanërisht në Komitet.

Në fund të takimit, miqtë shprehën kënaqësi nga pranimi, sinqeriteti dhe çiltërsia gjatë bisedimeve në pyetjet e parashtruara dhe u konkludua që takimet të vazhdojnë, të shtohen dhe të realizohet bashkëpunimi në nivel më të lartë me aktivitetet e përbashkëta.

Click