Aktivitetet



E enjte, 14 tetor 2010

Bashkëpunimi rajonal parlamentar i rëndësishëm për luftë të suksesshme kundër varfërisë dhe mënjanimit social

Në organizim të Kuvendit të Republikës së Serbisë dhe Këshillit Rajonal për Bashkëpunim, prej 11 deri më 13 tetor, në Beograd u mbajt Konferenca Rajonale me temën’’Lufta kundër varfërisë dhe mënjanimit social në kontest të proceseve të evrointegrimit:  Roli i parlamenteve nacionale’’, në të cilën morën pjesë dhe deputetët-anëtar të Komisionit për Punë dhe Politik Sociale të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë: z.Nikolla Kotevski dhe znj.Stanka Anastasova.

Në konferencë fjalim të tyrin hyrës kishin: znj. Sllavica Gjukiç-Dejanoviç, kryetare e Kuvendit të Republikës së Serbisë, z. Hido Bisheviç, sekretare e përgjithshme e Këshillit Rajonal për Bashkëpunim, znj.Ana Ibrasagiç, deputete në Parlamentin Evropian, z. Vinsent Degert, shef i delegacionit të UE-së në Beograd, ndërsa me prezantime të tyren kishin edhe deputetët nga më tepër parlamente nacionale nga rajoni.

Gjatë diskutimeve dhe prezantimeve të shembujve praktik për mënyrat dhe mjetet për luftë kundër varfërisë dhe mënjanimit social, u vërtetua se të gjitha vendet kanë arritur përparim në zvogëlimin e indeksit të varfërisë, ndërsa ky trend pozitiv ishte ndërprerë nga kriza botërore financiare dhe ekonomike e cila i ka përfshirë të gjitha vendet në rajon. Rol të rëndësishëm në luftën kundër këtyre fenomeneve sociale kanë parlamentet nacionale përmes pranimit të legjislacionit evropian nga sfera e punës dhe politikës sociale. Në atë pikëpamje, është e domosdoshme bashkëpunimi i përhershëm i parlamenteve përmes shkëmbimit të përvojave, me qëllim ppërgaditjen e zgjidhjeve kualitative ligjore për luftë të suksesshme kundër varfërisë dhe mënjanimit social. 

Pjesëmarrësit në konferencë na rikujtuan se më 2010 nga Unioni Evropian është shpallur për vit kundër luftës kundër varfërisë dhe mënjanimit social dhe se në këtë ngjarje paraqet kontribut rajonal drejt realizimit të atij qëllimi.

Deputeti, z.Nikolla Kotevski, fliste për strategjinë e Republikës së Maqedonisë për luftën kundër varfërisë, e cila ishte miratuar këtë vit, ndërsa përfshin dhe çështje të tjera në këtë sferë. Gjithashtu, shprehu vendim për shkëmbimin e përvojave me deputetë nga parlamentet e tjera.

Ditën e dytë të konferencës, deputetët nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë realizuan takime me ministrin për punë dhe politik sociale, z. Rasim Lajiç, me z. Srgjan Majstoroviç, zëvendës drejtor i zyrës për integrim në UE-, me Snezhana Stojanoviç-Plavçiç, kryetar i Komisionit për zvogëlimin  varfërisë në Kuvendin e Republikës së Serbisë dhe me znj Andrija Megliç, kryetare e Komisionit për punë, familje , politik sociale dhe invaliditet në Kuvendin e Republikës së Sllovenisë, me çka në mënyrë reciproke ishte propozuar iniciativa për bashkëpunim më të afërt ndërmjet komisioneve përkatëse parlamentare në bazë bilaterale dhe rajonale. 

Click