Aktivitetet



E martë, 12 tetor 2010

BASHKËPUNIMI RAJONAL POLITIK I BALLKANIT PERËNDIMOR KYÇ PËR INTEGRIMET EUROATLANTIKE

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, së bashku me Fondacionin ''Konrad Adenauer'' dhe Institutin për Demokraci ''Societas Civils'' Shkup, sot organizuan Tryezë të rrumbullakët me temën ''Bashkëpunimi Rajonal Politik i Ballkanit Perëndimor - në rrugë drejt qëllimit të përbashkët integrimet euroatlantike’’.

Në tryezën  e rrumbullakët prononcime hyrëse kishin drejtori i Fondacionit ‘’Konrad Adenauer’’, z. Anri Bone dhe drejtori i Institutit për Demokraci ‘’Societas Civils’’, z.Vlladimir Misev, njëherit morën pjesë edhe koordinatori i trupit parlamentar të VMRO-DPMNE, znj. Silvana Boneva, Sh. e Tij Alain Brajan Bergant, ambasador i Sllovenisë në Republikën e Maqedonisë, Sh. e Tij Tomisllav Xhurin, ambasador i Republikës së Serbisë në Republikën e Maqedonisë, z. Safet Neziri, deputet i BDI-së, SH. e Tij Arben Çejku, ambasador i Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë, znj. Liljana Popovska, deputete dhe anëtare e Komisionit për Politik të Jashtme dhe znj. Hristina Runçeva, deputete dhe anëtare e Komisionit për Politik të Jashtme pran Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Deputetë dhe ambasador të vendeve të rajonit kishin mundësi të diskutojnë dhe t'i ndajnë pikëpamjet e tyre lidhur me lehtësimet nga bashkëpunimi i forcuar rajonal në sferën e sigurisë, ekonomisë, transportit, infrastrukturës, rrethit mjedisor, luftën kundër kriminalitetit të organizuar në rrugën e Republikës së Maqedonisë drejt UE-së, si dhe integrimin euroatlantik të fqinjëve të tyre në Ballkan.

Forcimi i bashkëpunimit rajonal në rajonin e Ballkanit Perëndimor paraqet njëra nga synimet kruciale e të gjitha vendeve të rajonit dhe faktor kyç për vendosjen dhe mirëmbajtjen e stabilitetit politik, sigurisë dhe prosperitetit ekonomik. Nga këtu, synimet për bashkëpunimin e përforcuar në këto sfera ngelet të jetë prioritet i lartë i qeverive të vendeve në rajon.

Ndërmjet mendimeve të prononcuar në tryezën e sotme të rrumbullakët, janë se bashkëpunimi rajonal nuk mund drejtpërsëdrejti të na fut në UE dhe NATO, por mund të kontribuoj për etablimin e saj më të shpejtë, se duhet të intenzivohet bashkëpunimi parlamentar si prioritet i bashkëpunimit rajonal për deputetët që të jenë promotor dhe shtytës të këtij procesi përmes punës të projekteve të cilët do të kontribuojnë për lidhje infrastrukturore, ekonomike dhe kulturore ndërmjet vendeve në rajon, me qëllim tejkalimin e stereotipave nga e kaluara dhe se dialogu politik ndërmjet shteteve është kyç për afrim në UE.

Me qëllim afirmimin më të gjerë të rolit të bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor në procesin e integrimit të rajonit drejt strukturave euroatlantike, nevoja e regrutimit të ekspertizës në sferën e nxitjes së debatit publik, ishte promovuar dhe e reja, botimi i tridhjetenjëtë e ''Mendimit politik'' të dedikuar në këtë temë.

Click