Aktivitetet



E enjte, 1 korrik 2010

BELGJIKA E NDËRMORI KRYESIMIN ME UE-në

Prej sot, 1 korrik 2010, Spanja zyrtarisht ia dorëzoi Belgjikës kryesimin alternues me Unionin Evropian. Ndër prioritetet e gjashtë muajve të ardhshëm, ky shtet e ka edhe zgjerimin e Unionit me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Qëndrimi i Belgjikës është që të gjitha shteteve kandidate për hyrje në UE tu sigurohet ardhmëri e sigurt evropiane, me ç'rast, gjithsesi, ato t'i plotësojnë kushtet për anëtarësim.

Detyra tjera të rëndësishme të cilat kryesimi Belg i ka nënvizuar në planin e tij gjysmëvjeçar janë: Dalja nga kriza ekonomike, rregulla më të rrepta për tregjet financiare, lufta kundër ndryshimeve klimatike, mbrojtja e mjedisit jetësor, përparimi i kohezionit social, lufta kundër varfërisë, përmirësimi i shëndetësisë dhe zbatimi i reformave pensionale.

Prioritete të Belgjikës janë edhe vendosja e koordinimit më të mirë ekonomik ndërmjet shteteve të Evropës dhe përforcimi i institucioneve evropiane në pajtim me marrëveshjen e Lisbonës, si dhe zbatimi i Programit të Stokholmit për vitin 2009 dhe pranimi i ndërsjellë i vendimeve gjyqësore.

Pas Belgjikës, kryesimin me Unionin Evropian, më 1 janar 2011, do ta marrë Hungaria.

 

Click