Aktivitetet



E mërkurë, 15 dhjetor 2010

BOTIMI I NJËMBËDHJETË I BULETINIT TË KOMITETIT TË PËRZIER PARLAMENTAR-NJË VIT NGA DALJA E NUMRIT TË PARË

Më 15 dhjetor 2010, në pritje të festave të vitit të ri dhe të krishtlindjeve, doli numri i ri i njëmbëdhjetë i Buletinit të Komitetit të Përzier Parlamentar. Në Buletinin e vendosur fjalimi i bashkëkryesuesit , deputetit Aleksandar Spasenovski drejtuar kolegëve eurodeputet, si dhe personave të tjerë të cilët e marrin Buletinin, si dhe një foto - reportazh  nga aktivitetet më të rëndësishme ndërkombëtare të Odës ligjdhënëse të Maqedonisë në 365 ditët e kaluara.

Në letrën deri te kolegët e tij, z. Spasenovski, bën retrospektivën e vitit të kaluar lidhur me përmbajtët dhe qëllimet për arsye të së cilës kjo gazetë në vazhdimësi informon për ngjarjet më të rëndësishme të odës ligjdhënëse të Maqedonisë në pjesën e  integrimeve evropiane dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

‘’Jemi të vetëdijshëm për vlerën e informacionit, besoj se shpallja e mujorit tonë është hap i cili është i mirëseardhur deri te të gjithë qëllimmirët.  Fakti që Buletini rregulltish është dorëzuar në numër të madh të e-maileve në Maqedoni, në BE dhe në vendet e tjera anëtare të Unionit, ndërsa njëkohësisht është i kapshëm në veb-portalin e Kuvendit-mendoj se flet mjaft për etablimin e rolit të tij si një nga burimet e mundshme të informacioneve të legjislacionit maqedonas'', theksoi z. Spasenovski.

Duke i deklaruar shkurtimisht aktivitetet e Komitetit të Përzier Parlamentar dhe të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në pjesën e procesit të evrointegrimeve të cilët e shënuan vitin që shkoi, Spasenovski theksoi se Kuvendi ka bërë edhe një hap drejt harmonizimit të legjislacionit maqedonas dhe evropian dhe se përveç asaj që ende ekzistojnë sfida të cilët duhet të përballohen, në mënyrë të vetme përmes angazhmanit të forcuar të institucioneve të sistemit, pjesa qendrore e së cilit është kuvendi, por edhe me përkrahje të miqve Evropian, Republika e Maqedonisë do të mund t’i hip në maje të Evropës, para së cilës shoqëria dhe kombi është drejtuar.

‘’Dukembajtur impulsin pozitiv, vazhdojmë më tutje, duke ditur se në vitin i cili pason do të paraqiten para neve pengesa të reja, ndërsa do të hapen dhe mundësi të reja. Sinqerisht shpresoj se të parat shumë lehtë do t’i tejkalojmë, ndërsa të dytat do t’i shfrytëzojmë’’përfundon z. Spasenovski, duke i dëshiruar të gjithëve gëzuar festën e vitit të ri dhe të krishtlindjeve të bekuar nga zoti .

* * *

Në 12 muajt e kaluar,Komiteti i Përzier Parlamentar përmes Buletinit  rregullisht në bazë mujore i informon eurodeputetët në Parlamentin Evropian, por edhe deputetë në parlamentet nacionale të vendeve-anëtare dhe vendeve kandidate për UE të cilët punojnë në çështjet evropiane, administratën  e Parlamentit Evropian dhe parlamentet nacionale, përfaqësuesit e organizatave  vendase dhe të huaja , institucionet dhe institucionet arsimore nga vendi dhe jashtë për aktivitetet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë lidhur me procesin e  evrointegrimit.  Buletini përpilohet në bashkëpunim me Ministrin e Punëve të Jashtme  të Republikës së Maqedonisë.

Numri i fundit i Buletinit, si dhe botimet e tija të kaluara, mund t’i lexoni në këtë adresë:
http://www.sobranie.mk/default.asp?ItemID= 167797EA0BEE7D4295AA593897ABC8B6

ndërsa për më shumë informacione për aktivitetet e KPP, shkoni në linkun, si vijon:
http://www.sobranie.mk/default.asp?ItemID= B052DC5680964D41A79CCA558F2A68E4 
 

Click