Aktivitetet



Е premte, 22 tetor 2010

BURSA NDËRKOMBËTARE PARLAMENTARE MUNDËSI PËR LIDHJE TË BURSISTËVE NGA VENDE TË NDRYSHME

Kryetari i Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Federale të Gjermanisë, z. Jovan Ginev, realizoi takim me Delegacionin e Bundestagut Gjerman me rastin  e projektit ‘’Bursa ndërkombëtare parlamentare'’(IPS). Në mbledhje morën pjesë dhe anëtarët: Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Rafiz Haliti, nënkryetarët, z.Aleksandar Spasenovski, z. Igor Ivanovski dhe znj.Hristina Runçeva.

Në përbërje të delegacionit gjerman ishin: Znj. Ute Kumpf, deputetë, z. Miller Projsker, drejtor i Institutit për Fizik pran Universitetit Humbollt në Berlin dhe z. Bertlong Gris, zëvendës-udhëheqës në seksionit ZT- teknikë dhe menaxhim.

Kryetari z. Jovan Ginev në emër të tij dhe në emër të anëtarëve të grupit të deputetëve, i përshëndeti mysafirët, njëherë i theksoi marrëdhëniet e mira bilaterale me Republikën  Federative Gjermane si vend miqësor dhe përkrahës i madh i Republikës së Maqedonisë për integrim në NATO dhe në UE.

Deputetja znj.Ute Kupmf theksoi se është pozitivisht e befasuar nga përparimi, modernizimi i procesit demokratik, aktiviteti i shoqërisë qytetare në Republikën e Maqedonisë, si dhe nga numri i rritur i grave dhe njerëzve të rinj në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Bursa ndërkombëtare parlamentare është aktivitet tradicional i Bundestagut Gjerman, përkatësisht Projektit të Parlamentit gjerman, i cili jep mundësi njerëzve të rinj të angazhuar politikisht me arsimin universitar nga vendet e Evropës Juglindore të njihen me sistemin parlamentar të Gjermanisë.

Zotëri Ginev shprehu faleminderit për mundësit që ky program i ofron njerëzve të rinj nga Republika e Maqedonisë, si dhe të vendeve tjera nga Evropa qendrore, lindore, dhe juglindore, meqenëse ky projekt është mundësi e mirë këto njerëz të rinj të njihen me jetën parlamentare, politike, akademike, ekonomike dhe kulturore të Gjermanisë dhe atë njohuri ta bartin në vendet e tyre.

 Bursa ndërkombëtare ndërkombëtare, përveç për bursistët nga Republika e Maqedonisë, i ndahet edhe 27 vendeve dhe paraqet mundësi për lidhjen e bursistëve nga vendet e ndryshme përmes formimit të rrjetit të përbashkët të komunikimit, të cilët kanë funksion të dyfishtë, në njërën mënyrë ato janë ambasador të Republikës së Maqedonisë në Republikën Federale të Gjermanisë dhe anasjelltas-ambasador të Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë pas kthimit, theksoi znj.Ute Kumpf.

Anëtarët e grupit të deputetëve së bashku konstatuam se bashkëpunimi dhe marrëdhëniet me Republikën Federale të Gjermanisë janë në nivel shumë të ulët dhe me rëndësi të veçantë, pavarësisht të karakterit të cilës do parti i takojnë. Ato, gjithashtu,e potencuan dhe rëndësinë e fondacioneve gjermane në Republikën e Maqedonisë si element intermedial për lidhjen e këtyre të vendeve, të cilët kontribuojnë si për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale, ashtu edhe për zhvillimin e shoqërisë civile.

Click