Aktivitetet



E hënë, 31 maj 2010

ÇDOKUSH KA TË DREJTËN E NIVELIT MË TË LARTË TË SHËNDETIT FIZIK DHE MENDOR

Klubi i deputeteve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot organizoi debat publik me temën “Strategji nacionale për shëndetin seksual dhe riprodhues”. Qëllimi kryesor i Strategjisë është që deri në vitin 2020 të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë të kenë shëndet më të mirë seksual dhe riprodhues.

Takimin e udhëhioqi deputetja Sllavica Gërkovska Lloshkova, koordinatore e Klubit të deputeteve, kurse fjalime hyrëse kishin edhe z.  Gert Kampman, zëvendës-ambasador i Mbretërisë Holandeze në Republikën e Maqedonisë dhe drejtori rajonal i UNFPA-së për Maqedoninë, z. Fransois Farah. Prezantimin e Strategjisë e bëri prof. dr. Elena Qosevska nga Instituti i Shëndetit Publik.

U theksua se shëndeti është e drejtë fundamentaliste njerëzore dhe se çdokush ka të drejtë për nivel më të lartë të shëndetit fizik dhe mendor. Shëndeti riprodhues paraqet gjendje e begatisë së plotë fizike, mendore dhe sociale, e jo vetëm mungesë të sëmundjes. 

Strategjia i thekson nevojat dhe të drejtat e individit lidhur me arritjen e shkallës së lartë të shëndetit seksual dhe riprodhues nëpërmjet: arsimimit universal për të gjithë, zvogëlimit të vdekshmërisë te foshnjat, fëmijët dhe nënat, si dhe mbrojtjen e qasjes universale të brengosjes për shëndetin publik, duke përfshirë planifikimin familjar, lindjen dhe preventivën nga infeksionet seksuale bartëse dhe HIV.

Shëndet seksual dhe riprodhues do të sigurohet nëpërmjet fokusimit të intervenimeve në fushat prioritare, kontrollit të sëmundjeve dhe gjendjeve të cilat negativisht ndikojnë në shëndetin seksual dhe riprodhues, përmirësimin e bashkëpunimit nddërmjet partnerëve dhe mbrojtjen e kualitetit të shërbimeve sipas çmimit më të volitshëm ekonomik në shtet.

Ministria e Shëndetësisë e përgatiti Strategjinë Nacionale për Shëndetin Seksual dhe Riprodhues me qëllim që të sigurohet përparimi i plotë i shëndetit të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, të zvogëlohen dallimet dhe të ritet kualiteti i shërbimeve, nëpërmjet përforcimit të bashkëpunimit dhe koordinimit të subjekteve përgjegjëse, përforcimin e partneritetit, zhvillimin e standardeve dhe normativave të cilat do të sigurojnë kualitet të shërbimeve, përforcim të promovimit shëndetësor dhe mbështetjen e punës shkencore-hulumtuese.

 

Click