Aktivitetet



E enjte, 10 qershor 2010, Komisioni për Çështje Evropiane

DEBAT ME TEMËN "ORGANIZATAT JOQEVERITARE DHE PROCESI EUROINTEGRUES NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË"

Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë sot organizoi debat me temën "Organizatat joqeveritare dhe procesi eurointegrues në Republikën e Maqedonisë", me qëllim të aktualizimit të rolit të organizatave joqeveritare dhe përparimit të bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe sektorit qytetar.

Fjalime hyrëse patën:

z. Petar Pop - Arsov, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Bekim Hoxha, përfaqësues i asociacionit qytetar "Zgjohu", znj. Mileva Gjurovska, kryetar i Lëvizjes Evropiane në Maqedoni, z. Aleksandar Kërzhallovski, drejtor ekzekutiv i Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar- QMBN dhe z. Darko Aleksov, kryetar i asociacionit qytetar "MOST".


Nëpërmjet një debati  të gjerë gjithëpërfshirës, Komisioni për Çështje Evropiane dëshiron të japë kontributin e vet për këtë çështje të rëndësishme, duke e analizuar në pikëpamje të ndikimit që organizatat joqeveritare kanë mbi procesin eurointegruese në tërësi.

Kontributi i organizatave joqeveritare është i rëndësishëm për promovimin dhe ndërtimin e kulturës demokratike dhe kohezionit social në të gjitha nivelet shoqërore, ndërsa me këtë edhe rëndësinë që e kanë ndaj promovimit të Republikës së Maqedonisë në kuadër të Unionit Evropian.

Në takim u theksua se anëtarësimi në UE imponon shumë reforma, zbatimi i të cilave është obligim fundamental  ndaj të gjithë qytetarëve. Procesi eurointegrues nuk do të thotë vetëm miratim i ligjeve, por edhe përmirësim i standardit, dhe si i tillë duhet të jetë në interes të sektorit qeveritar dhe joqeveritar në përgjithësi.

Click